21 persona kanë humbur jetën, si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një uzinë kimike në qytetin Dangyang të provincës Hubei në Kinë. Sipas autoriteteve kineze shpërthimi ka ndodhur për shkak të një presioni të lartë të avullit.

Sipas burime zjarrfikëset ndodhen ende në vendin e ngjarjes, duke luftuar me flakët. Identiteti i viktimave ende nuk është bërë i ditur, por raportohet edhe për dhjetëra të plagosur midis tyre tre mendohen se  janë në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ndodh thuajse pas një viti kur në terminalin portal të Tianjinit, humbën jetën 165 persona dhe u plagosën 700 të tjerë nga një tjetër shpërthim i ngjashëm.

Redaksia Online
XH.M/shqiptarja.com