Afganistani u zgjua mëngjesin e sotëm nga një shpërthim i fortë ku mbetën të vdekur 8 persona dhe u plagosën 400 të tjerë, shumica e tyre civilë. Një makinë e mbushur me sasi të konsiderueshme eksplozivi shpërtheu në afërsi të një zone të populluar.

Pronarët e dyqaneve dhe shtëpive përreth u tmerruan nga ky shpërthim pasi pati lëkundje të forta të tokës. Sipas mediave vendase sulmi u mor përsipër nga një udhëheqës i ri taleban, ndërsa objektivi ishte një bazë e shërbimit të inteligjencës e vendosur nëntokë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë afgane Wahidullah Majar tha se nga sulmi kamikaz numri i të plagosurve është rritur në 400.

Qytetarët afgan shprehen të shqetësuar përpara mediave, pasi situata në vend po bëhet gjithmonë e më e pasigurt.

Lufta midis qeverisë afgane dhe talebanëve është intensifikuar që pas tërheqjes së trupave të NATO-s vitin e kaluar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)