BOSTON - Pas shpërthimeve, që ndodhën një ditë më parë në Boston, organizatorët e maratonës se Londrës, që pritet të zhvillohet të dielën e ardhshme thanë se eventi nuk do të anulohet.

“Siguria do të jetë maksimale”, - thanë organizatorët dhe janë shprehur se do të bashkëpunojnë me forcat e policisë për plane të hollësishme të cilat do të eleminojnë çdo rrezik të mundshëm.

Nga sulmet e koordinuara në Boston, mbetën të vrarë tre persona dhe 140 të tjerë u plagosën.

Në listën e pjesëmarrësve të maratonës më të famshme në botë ishin edhe rreth 350 britanikë.

Maratona e Londrës e cila pritet të zhvillohet të djelën nis në Blackheath dhe mbaron në afërsi të Buckingham Palace.

Më shumë se 35 mijë garues priten të marrin pjesë në Maratonën e Londrës e cila do të zhvillohet më 21 prill.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)