VLORE - Kandidati i pavarur në qytetin e Vlorës, Arben Malaj ka dënuar ashpër aktet e dhunës që kanë ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.

"Shpërthimi i makinës së sekretarit të Partisë Socialiste, Kreshnik Tepelena, ashtu edhe shpërthimi i mjetit të prokurorit Dorian Tafili, janë akte që cënojnë rëndë ecurinë dhe mbarëvatjen e procesit të votimeve",-thuhet në deklaratën për shtyp, në të cilën, Malaj u bën thirrje të gjitha palëve që të distancohen nga çdo presion dhe akt dhune për shkak të zgjedhjeve.

E teksa u ka bërë thirrje qytetarëvetë votojnë të lirë dhe pa frikë, kandidati i pavarur apelon se të 67 subjektet zgjedhore, gjatë gjithë procesit të votimit sot dhe gjatë numërimit nesër duhet të elmininojnë çdo tentativë për akt dhune ndërmjet votuesve, simpatizantëve dhe mbështetësve të tyre.

Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)