Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial pas shpërthimit të tubit të bombolës së gazit në Ksamil ka reaguar duke gjobitur me 500 mijë lekë subjektin dhe kallëzuar penalisht  pronarin shkelje ligjore.
 
Sipas ISHTI shpërthimi ka ndodhur si pasojë e daljes së tubogomës nga bombola për shkak të presionit të lartë të punës, pasi  punohej pa reduktor presioni, ndërsa  bombola ndodhej 1 metër larg nga vatra e zjarrit.
 
Instalimi i bombolës ishte në kundërshtim me  rregullat, ndërsa në restorantin ‘Pulëbardha’ në  Ksamil me përdorim nga Dhurata  Marku, sipas ISHTI ishin edhe 4 bombola të pa kolauduara pa leje dhe  dokumentacionin përkatës për ushtrim aktiviteti
 
E ndërsa policia deklaroi si ishin tre personat e dëmtuar, sipas ISHTI janë vetëm dy, pronarja e lokalit, Dhurata Marku dhe Mine Bruci, ndërsa dëme të tjera materiale nuk ka.
 
Njoftimi i ISHTI
Nga keqyrja e situates rezulton qe ngjarja ka ndodhur si pasoje e daljes de tubogomes nga bombula per shkak te presionit te larte te punes, pasi  punohej pa reduktor presioni.
Nderkaq bombulat  ndodheshin 1 meter larg nga vatra e zjarrit.
 
Inspektoret raportojne qe ngjarja  ka ndodhur per shkak se subjekti me dashje (qellimisht) ka kryer instalimin e bombolave ne kundershtim te hapur me  rregullat  per kryerjen e ketij procesi, ( pra instalimin e bombolave ) cka ka bere qe te plagosen 2 persona.
 
Nderkaq ne ambjentet e restorantit ishin edhe 4 bombola te pakolauduara (pa lejen dhe  dokumentacionin perkates per ushtrim aktiviteti)
1-Ne keto kushte,me urdher te kryeinspektorit u mor masa e gjobes prej 500 mije leke te reja ndaj subjektit qe ishte ne shkelje ligjore.

2- Per kete arsye inspektoret kane depozituar kallezim penal ne policine e Sarandes, per  pronarin e lokalit i coli ka kryer veprim te kundraligjshem per instalimin e bombolave.
Nga ngjarja ne Ksamil,  jane  demtuar lehte  nga flaket e zjarrit zj.Dhurata Marku,(pronare e restorantit) dhe Mine Bruci.Deme materale nuk ka.


d.b/shqiptarja.com