TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e mbrëmshme, ku i sulmua banesa e kryetarit të Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, e cilëson këtë ngjarje “një akt terrorist ndaj qeveritarëve të opozitës”, ndërsa i kërkon Prokurorisë të hetojë këtë ngjarje, dhe autorët të vihen para drejtësisë.
“Të dashur miq, mbrëmë u krye një akt i shëmtuar terrorist kundër kryetarit të komunës së Farkës z. Fatbardh Plaku. Kriminelët kanë qëlluar me antitank në orën 2:00 të mëngjesit shtëpinë ku banonte z. Plaku dhe familja e tij.
Familja Plaku shpëtoi sepse pjesa kryesore e predhës nuk eksplodoi. Ky është një sulm terrorist i shëmtuar i inkurajuar nga qëndrimi armiqësor i Edi Ramës ndaj opozitës dhe drejtuesve të saj. Prapa tij qëndrojnë grupet kriminale me mbështetje të fuqishme politike qeveritare, të cilat nuk e munden dot z. Plaku me votë në zgjedhjet lokale dhe tani duan eliminimin fizik të tij me çdo çmim.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrorizmi i bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetojë me seriozitetin më të madh për të vendosur para ligjit autorët, organizatorët, ekzekutorët e zinj të këtij akti terrorist të stampës politike”, shkruan Berisha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com