Autoritetet kineze kanë nisur menjëherë evakuimin e njerëzve në rrezen 3 km larg portit Tianxhin, i cili u përfshi nga 2 shpërthime të forta të mërkurën në mbrëmje. Frika ndaj përhapjes së lëndëve toksikë është shumë e madhe, për këtë arsye në vendngjarje ka mbërritur departamenti kundra ndotjes kimike për të bërë intoksinimin e ajrit.
 
Nga hetimet e para zyrtarët kinezë kanë konfirmua se në depon e shpërthimit kishte sasi të mëdha të nitratit të kaliumit dhe cianidit të natriumit, të cilat treten lehtësisht në ujë dhe mund të shkaktojnë dëme të rënda në organizëm nëse thithen.
 
Autoritetet kineze kanë dalë në përfundimin se ka pasur një shkelje të qartë të rregullave të sigurisë, për këtë arsye qeveria ka urdhëruar kontrolle në të gjithë vendin mbi fabrikat që operojnë me lëndë kimike.
 
Sipas mediave kineze disa vatra zjarri janë ndezur sërish duke shkaktuar shpërthimin e disa makinave që ndodheshin aty pranë.
 
Nga shpërthimi që ndodhi në portin verilindor të Kinës 85 njerëz deri më tani kanë vdekur ndërsa qindra të tjerë janë lënduar.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)