TIRANE- Shpëthimi në banesën e shtetasit Andon Mëhillaj, njërit prej porositësve të vrasjes me pagesë në Vlorë, Durrës dhe Tiranë, ka sjellë shoqërimin e 20 personave si të dyshuar se kanë lidhje apo dijeni për ngjarjen. Rasti në fjalë, për prokurorinë e Vlorës është rregjistruar për akuzën e “Shkatërimit të pronës private me eksploziv”, ndërsa si motiv i këtij krimi është cilësuar hakmarja. Andon Mëhillaj dhe kushëriri i tij Genis Mëhillaj, cilësohet si kapot e grupit të tritolit dhe vrasjeve me pagesë, ndërkohë arrestimi i tyre sot e kësaj dite ende nuk është kryer nga Policia e Shtetit.

Burime pranë prokurorisë thanë se 20 personat e shoqëruar pasi janë marrë në pyetje janë lënë sërisht të lirë. Mes të shoqëruarve kanë qënë komshinjtë e familjes Mëhillaj në Vlorë dhe disa persona të tjerë, kryesisht nipat, djemtë dhe të afërm të viktimave që janë ekzekutuar në Vlorë me urdhër të Andon Mëhillajt dhe kushërit të tij Genis Mëhillaj. Lënda eksplozive është hedhur në oborrin e banesës së Andon Mëhillajt rreth orës 22:30 të ditës së diel, ndërsa mësohet se në banesë nuk ndodhej asnjeri në momentin e shpërthimit.

Tritoli ishte lidhur me një fitil të shkurtër dhe se në momentin e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Familja Mëhillaj ishte larguar nga banesa pas shpalljes në kërkim të dy vëllezërve për porositjen e disa krimeve, vrasje dhe vendosje lëndësh eksplozive. Policia e Vlorës ka mbërritur në vendgjarje dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Sipas policisë, zona ku ka ndodhur ngjarja është e ndriçuar dhe në momentin kur ka ndodhur shpërthimi mësohet se në rrugë nuk ka pasur asnjë njeri.
 

Shkrimi u publikua sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)