Shpëtim Saraçi largohet në SHBA?
“Pas 30 vjetësh punë ngela gjyqeve”

Shpëtim Saraçi largohet në SHBA?<br />“Pas 30 vjetësh punë ngela gjyqeve”
Ditët e fundit në rrjetet sociale ka qarkulluar lajmi se kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi do të largohet nga Shqipëria pas shkrirjes së vendit të punës në RTSH.
 
Ai nuk ka vendosur ende asgjë, por thotë se po e mendon seriozisht. Për të hedhur dritë mbi thashethemet kompozitori në një intervistë për Panorama shpjegon arsyet që po e çojnë drejt këtij vendimi.
 
Ajo që është e sigurt, është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët të shkollohen në një sistem arsimor të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje në botë e bën këtë gjë…Për të tjerat, çdo gjë është fakultative.
 
Di që departamentin e punës në RTSH, që drejtoja, na e shkrinë (një redaksi me një traditë 55 -vjeçare) në emër të krijimit të ca strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës.
 
Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion për rreth 30 vjet në Shqipëri, (ku pësova edhe trauma shëndetësore që mund të më kushtonin edhe jetën) prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe.
 
Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund
”, tha kompozitori. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë