ITALI - Rreth 260 emigrantë janë shpëtuar në kanalin e Siçilisë nga Roja Bregdetare italiane, e cila ka ndërhyrë në brigjet e Lampedusës. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, ata ndodheshin në tre mjete lundruese dhe pa jelekë shpëtimi.

Me ardhjen e pranverës dhe kushtet e mira të motit, rikthehen tentativat e emigrantëve, ku si trampolinë kanë Tunizinë, e cila është vetëm 113 kilometra larg ishullit të Lampedusës për të mbërritur në brigjet italiane.

Vitet e fundit fluksi i emigrantëve nga Afrika e Veriut kryesisht, tunizianë, somalezë dhe marokenë është rritur vazhdimisht për në ishullin italian Lampedusa, i cili është destinacioni i shumë refugjatëve që përpiqen të shkojnë nëpërmjet Mesdheut në Evropë.

Redaksia Online
(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)