MILANO - Ankesat nuk ishin të një ushtari të plagosur. Ishte Agata, macja e bazës italiane në Kosovë, në Pejë. Prej ditësh kishte pushuar së ngjituri nëpër çatitë e kazermës, por ishte tërhequr dhe rrinte në zonën e numër 40. Duhej që të ushqente të vegjlit e saj, por nuk mundej ta bënte këtë gjë. Por kjo situatë vazhdoi deri sa lajmi i mbërriti në vesh një ushtaraku të zyrës mjekësore, togeres Barbara Balanzoni, që e mori macen dhe u kujdes për të.
 
Epo, për këtë gjest të 10 majit të vitit 2012, mjekja rezerviste, një 39-vjeçare nga Bolonja, që kishte pasion për macet dhe qentë, ka përfunduar nën hetim për më shumë se 1 vit dhe në 7 shkurt 2014, do të dalë para gjyqit në Gjykatën ushtarake të Romës, dosje që është nisur javën e kaluar.
 
Akuza flet për mosbindje ndaj urdhërit disa herë, pasi “nuk ka zbatuar urdhërin e eprorit të datës 6 maj 2012, që flet për të mos afruar pranë bazës kafshë të egra”. Duke ndihmuar macen Agata, togerja Balanzoni, kishte pësuar një gërvishtje. “Po çfarë gërvishtje – thotë ajo. Ishte një gërvishtje dhe asgjë e rëndë. Agata ishte e trembur, e shkreta, me një këlysh të ngordhur që nuk donte të dilte”. Prokuroria ushtarake i ka shkuar në fund hetimit të nisur duke arritur në përfundimin se, “togerja është shoqëruar më pas për në spitalin e bazës gjermane në Prizren për të bërë një vaksinë kundër infektimit”.
 
Një ngjarje sureale, një cikë kafkiane. Në një bazë ushtarake që është ngritur për luftë dhe ka sjellë mijëra viktima, ka ndodhur në fakt që ushtarët dhe zyrtarët, kanë shkuar dhe janë përplasur me një mace. Me pas vjen një periudhë e gjatë hetimi të përgjumur: Dëshmitë e  marra nga dëshmitarët okularë, hetime që vazhduar për 7 muaj, puna e avokatëve, hetuesve, zyratëve dhe ushtarakëve.
 
Të gjithat për Agatën dhe për këtë iniciativë të togeres Balanzoni, e cila pas përvojës në Kosovë është kthyer në Itali, duke veshur bluzën e bardhë të mjekes anesteziste të spitalit në Massa Carrara: "Jam duke jetuar një makth. Unë shpresoj që drejtësia të ndërmarrë një vendim të saj sa më shpejt dhe veprimet e duhura ndaj atyre që e bënë jetën time të vështirë në bazë”.
 
Pasi kishte shpëtuar macja, klima në këtë bazë nuk ishte e qetë dhe konfliktuale. Ishin bërë dhe dy raporte të tjera ndaj doktoreshës që më pas ishin kthyer në akuza. “Ka fyer presitgjin, nderin dhe dinjitetin e një Marshalli” – shkruan hetuesi. E këtu nis edhe hetimi. Por shtrohet pyetja: Pse i ndodh gjithçka asaj?
 
“E thjeshtë – përgjigjet Balanzoni – sepse ata nuk ishin mësuar që të merrnin urdhëra nga një femër, që nuk shkon në darkat e tyre, ku alkooli rrjedh si lum. Nuk shkoja sepse nuk kishte ç’të thoja dhe për këtë gjë, pëlqeja më mirë që të rrija në dhomën time dhe të studioja (dëshiron të marrë diplomën e dytë, atë të drejtësisë).
 
Dhe ka studiuar edhe rastin e saj. “Dhënia e masës disiplinore bazohet në një kod të gabuar që nuk sjell asnjë mungesë mos ekzekutimi të urdhërit. Nuk kuptohet se ku qëndron mungesa e respektit: “A nuk është detyrë e një zyrtari, e aq më pak e një mjeku, që ti përgjigjet një telefonate edhe nëse nuk ka larë duart? Thirrja për ti shpëtuar jetën një maceje që ishte duke lindur, mund të sillte në zonën 40, një problem të shëndetit publik... macja ishte në gjendje të vështirë dhe nuk braktisja në atë gjendje”, thotë togerja Balanzoni.
 
Togerja Balanzoni jeton në një banesë me një qen dhe një mace dhe ka një ëndërr: “Të vazhdojë që të punojë me ushtrinë, një institucion që unë e dua ... ashtu si edhe macet”. Ndërsa në Itali të gjithë zihen, në Pejë të Kosovës, Agata i është rikthyer shëtitjeve të saj nëpër çatitë e bazës italiane, shkruan Corriere Della Sera.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)