Kosovë/ Shpallet në kërkim xhudisti Akil Gjakova, dyshohet për dhunë në familje

Kosovë/ Shpallet në kërkim xhudisti Akil Gjakova, dyshohet për dhunë në familje

Akil Gjakova

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për dhunë në familje. Ndërsa, Federata e Xhudos e Kosovës njoftoi më vonë se xhudisti ndodhet jashtë vendit dhe se do të "dorëzohet sapo të kthehet" në vend.

Në një postim në rrjetin social Facebook të martën gjatë ditës, Policia u kërkoi qytetarëve bashkëpunim për lokalizimin dhe arrestimin e xhudistit pejan.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Gjakova, ndër atletët më të njohur në vend, kërkohet për veprën penale dhunë në familje.

Sipas mediave lokale, Gjakova, 28 vjeç, dyshohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Në një reagim të martën vonë, Federata e Xhudos e Kosovës tha se e "dënon fuqishëm çdo formë të dhunës" dhe se "jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë".

"Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë", tha ajo./ REL

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale