Shpallen çmimet P.E.N Albania 2015- Mihal Luarasit i jepet “Çmimi i karrierës”, ‘Titulli i nderit’ për Prof. Xhevat Lloshin

/ ATSH-Klajdi Musabelliu / - Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, por dhe të brishtë e pak gri lidhur mbi situatën e tragjedisë që ndodhi në Paris, midis miqsh, artistësh, profesorësh dhe figurash të shquara të skenës, ekranit, dhe botës së artit, Qendra P.E.N. e Shqipërisë, qendër e PEN International në Tiranë, organizoi sot gjatë mbrëmjes në ambjentet e Piaca Piano Bar, aktivitetin e saj vjetor ku përveç të tjerash shpalli çmimet P.E.N. Albania 2015.
Në këto ditë të trishta për Francën, gjithë botën, por dhe artin", Entela S. Kasi, Presidente e Qendrës P.E.N të Shqipërisë në fjalën e rastit, duke mos i mbajtur dot lotët lidhur me sulmet terroriste të Parisit, pasi shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave që humbën jetën, çeli më pas eventin e përvitshëm.
Parid Teferiçi duke marrë çmimin. Foto ATSH Agim Dobi
Midis të tjerash, Entela Kasi theksoi se "PEN Qendra e Shqipërisë, mbështetet në parimet e P.E.N. International, Organizatë Ndërkombëtare për Shkrimtarët, me seli në Londër, e cila ka status bashkëpunimi me OKB, UNESCO, Amnesty International dhe Freedoom of Expression etj".
Ndërsa duke lexuar motivacionin për laureatët e Vitit 2015, Entela Kasi u shpreh se "Qendra PEN e Shqipërisë dhe PEN International, duke u bazuar në të drejtën themelore të lirisë së shprehjes si vlerë universale e njerëzimit, si edhe në vlerën e letërsisë të krijuar nga autorët e gjuhës shqipe, të cilët me veprën e tyre kanë përcjellë mesazhe për njerëzimin, pavarsisht vendeve të origjinës dhe shteteve në të cilat jetojnë aktualisht.
Disa prej të pranishmëve gjatë ceremonisë. Foto ATSH Agim Dobi
Gjatë mbrëmjes, Qendra P.E.N. e Shqipërisë, nderoi me çmime mirënjohjeje për kontribute të çmuara në kulturën kombëtare, personalitetin e kulturës si Mihal Luarasi me "Çmimin e karrierës" dhe një vlerësim për aktoren Edi Luarasi.
"Një borxh që kultura kombëtare dhe brezat ju kanë ju" u shpreh Entela Kaso gjatë dhënies së çmimit të karrierës Mihal Luarasit.
Titulli i nderit, PEN Albania ju dha Prof. Xhevat Lloshit.
Poetja shqiptare e viti 1015 u shpall Irma Kurti.
Përkthyesi i vitit 2015 u shpall Parid Teferiçi.
Mikel Zavalanin dhe Kozeta Zavali. Foto ATSH Agim Dobi
Me çmimin "Mirënjohje e thellë" u nderua shkrimtarja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Lori Amy, me motivacionin  për promovimin e vlerave të Lirisë së shprehjes dhe mendimit, për kontributin dhe përkushtimin ndaj kulturës dhe historisë së Shqipërisë në diktaturë dhe tranzicion.
Ndërsa në mbështetje të kontributeve intelektuale të së rinjve, Qendra PEN Shqipërisë, vlerësoi Mikel Zavalanin, për të gjitha përpjekjet e tij në fushën e kulturës.
Gjatë mbëmjes P.E.N Alania promovoi Antologjinë e Poezisë shqipe, botim i Qendrës PEN të Kosovës si edhe Librat me poezi të autorëve shqiptarë, përkatësisht Preng Maca dhe Admir Nake.
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar