Qeveria shqiptari shpalli dy ditë zie kombëtare për nder të të ndjerit Ismail Kadare, shkrimtarit të njohur të letërsisë shqipe i cili u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88 vjeçare.
Sipas vendimit i cili u publikua po sot në Fletore Zyrtare, në datat 2 dhe 3 korrik 2024 në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Një komision i posacëm shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit do të merret me organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore. Pjesë e komisionit të posacëm janë 3 ministra, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj drejtori i policisë së shtetit, komandanti i Gardës por dhe përfaqësues të kabinetit kryeministror.
Përbërja e komisionit të posacëm shtetëror për ceremoninë e varrimit të Kadaresë
Do jetë nën mbikëqyrjen e Kryeministrit
-Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit - Blendi Gonxhe
- Ministrin e Mbrojtjes; - Niko Peleshi
- Ministrin e Brendshëm; -
Taulant Balla - Kryetarin e Bashkisë Tiranë; - Erion Veliaj
- Drejtorin e Protokollit të Shtetit -
- Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;- Muhamet Rrumbullaku
- Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë;
- Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
- Përfaqësues nga Kabineti i Kryeministrit;
- Përfaqësues nga zyra e Shtypit të Kryeministrit.
Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e mërkurë, datë 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri në orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.
Po kështu në orën 13:00,të 3 korrukut në nderim të tij do të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje. Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror do të transmetojë muzikë funebre.
Ngarkohet Protokolli i Shtetit që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të homazheve dhe të ceremonialit shtetëror.
Po kështu dhe shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe të ceremonialit të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Lajmi kryesor:
Shuhet në moshën 88 vjeçare kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare! Shkrimtari i madh e ngjiti letërsinë në majat e kulturës botërore
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
0%
-
Pak
0%
-
Aspak
100%
Vota total: 1
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Vota e Diasporës, Balla: Mbi 50 mijë aplikime, ka një numër të lartë gabimesh, ja si të shmangni gjatë regjistrimit
22 Janar, 11:09
-
Vrasjet e 21 Janarit/ Taulant Balla: Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë, Ne presim drejtësi
21 Janar, 12:07
-
Dëshmia e bujshme në hetuesi e oficerit të shoqërimit: Fëmijët e Mehmet Shehut ishin të shthurur e liberalë, në orën 03:00 të natës shkonin...!
20 Janar, 19:59
-
Nesër 14-vjetori i krimit shtetëror, Balla kërkon drejtësi për 21 Janarin: Berisha, urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard, e pranoi edhe vetë! (VIDEO)
20 Janar, 16:28
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Dosja Toyota Yaris/ Berisha del nga SPAK e publikon të tjera përgjime: Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon
20 Janar, 12:03
-
Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE, kujdes me aplikimin në KQZ! S’duhen ndërruar as makina dhe as shoferi!
19 Janar, 20:35
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18