TIRANE- Shpallen fituesit, të cilët do të ndjekin studimet në shkollën e mjeshtërisë sportive në Kryeqytet. Gazeta “Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë listën e plotë të fituesve dhe pikët e marra në çdo testim të realizuar. Sipas të dhënave të tabelës rezulton se në vitin e parë do të jenë 35 nxënës, prej të cilëve 30 do të studiojnë për lojtarë, dhe 5 për portier.
Ndërkohë që konkurrenca në këtë shkollë ka qenë mjaft e lartë pasi 111 të rinj janë testuar në disa disiplina për të treguar aftësitë e tyre sportive. Kështu, të rinjve u është dashur të kryejnë fillimisht testimin teknik, më pas atletikën dhe së fundmi në lojë e cila është zhvilluar në fushë. Pikët e siguruara në të tre këto provime janë grumbulluar për të nxjerrë fituesit.
/Shqiptarja.com