Shpallen në kërkim 2 vëllezër në Vaun e Dejës! Goditën 28-vjeçarin në kokë me tytën e çiftes

Shpallen në kërkim 2 vëllezër në Vaun e Dejës! Goditën 28-vjeçarin në kokë me tytën e çiftes

Armët e gjahut të sekuestruara

Dy vëllezër të identifikuar si E. M., 24 vjeç dhe D. M., 19 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia e Vaut të Dejës pasi goditën një person me tytën e armës së gjahut.

Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, dyshohet se kanë goditur me tytën e armës së gjahut (çifte), në kokë, 28-vjecarin N. B., banues në fshatin Melgushë, Vau Dejës,.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 2 vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu (njëra prej tyre e përdorur gjatë konfliktit), të cilat i mbanin me leje.    

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025