Shpallet fituesi i garës për segmentin Thumanë – Kashar, rruga do ndërtohet me koncesion

Shpallet fituesi i garës për segmentin Thumanë – Kashar, rruga do ndërtohet me koncesion

Foto ilustruese

Katër muaj pasi qeveria i akordoi 8.5 për qind të pikëve si bonus propozimit të pakërkuar për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e një rruge të re Thumanë – Fushë-Krujë – Vorë – Kashar, ministria e Transporteve ka shpallur dje zyrtarisht fituese të garës kompaninë Gener 2. Ky projekt, pjesë e paketës “1 miliardë për rindërtim”, është i dyti që ka një fitues të shpallur, pas Rrugës së Arbrit, për të cilën situata është më e avancuar, pasi tashmë kemi dhe një kontratë të nënshkruar dhe punime në terren të nisura.

Ashtu siç pritej, kompania që ka fituar procedurën është Gener 2, e cila, përmes ofertës së pakërkuar, e nisi garën me një bonus 8.5 pikë në raport me ofertuesit e tjerë, akorduar në 13 mars të këtij viti. Megjithatë, edhe pa bonus, oferta e saj ishte më e leverdisshmja për shtetin. Kjo kompani ofroi 225.8 milionë euro, nga 245 milionë euro që ishte fondi limit i vendosur nga qeveria në nisje të procedurës së prokurimit. 

Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë bëri me dije se kanë marrë pjesë në procedurën e prokurimit katër operatorë. Konkretisht, shoqëria “Gener 2” sh.p.k. ka paraqitur ofertën me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 225.821.553 euro; shoqëria “Gjikuria” sh.p.k. me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 274.588.575 euro; shoqëria “Alpin” s.r.l. me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 283.809.745 euro dhe shoqëria “Gruppo Adige Bitumi” s.p.a. me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 298.402.895 euro.
Janë skualifikuar “Gjikuria”, “Alpin” dhe “Gruppo Adige Bitumi”, thuhet në njoftimin e MIE publikuar nga APP.

Projekti
Gjurma e rrugës fillon nga Thumana, 150 m në brendësi të autostradës ekzistuese, me katër korsi, që lidh Milotin me Thumanën në drejtim të Fushë – Krujës. Gjurma e rrugës vijon me një kthesë djathtas dhe vazhdon e drejtë në fusha deri në afërsi të Fushë-Krujës. Më pas, me anë të një kthese të dyfishtë i afrohet Aeroportit të Rinasit. Gjurma e rrugës vazhdon në krahë të djathtë të rrugës automobilistike të Rinasit, deri në lidhjen e saj me autostradën Tiranë-Durrës në Kashar (rreth km të 12 në drejtimin Tiranë - Durrës).
Projekti nuk është i ri, ai është lakuar herë pas here, sidomos gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Berisha. Në atë kohë, u paraqit interes nga një kompani e huaj pranë ish-ministrisë së Punëve Publike, por kreu i Financave i asaj kohe Ridvan Bode nuk do ta miratonte formën e propozuar për këtë koncesion. Kompania kërkoi që t’i siguroheshin paratë dhe ajo të bënte ndërtimin, diçka që, sipas Bodes, fare mirë mund ta bënte qeveria vetë, pa u përfshirë në koncesione.

Projekti u vu sërish në rend të ditës nga qeveria Rama. “Një analizë paraprake ka treguar se në këtë segment të ri do të kalojnë fillimisht rreth 12.000-15.000 mjete në ditë. Autostrada e re lidh zonat e banuara Thumane, Fushe Kruje, Vorë, Rinas Airport, Kashar, duke përfshirë gjithashtu një Kryqëzim të ri, i cili lidh Autostradën e re me Autostradën ekzistuese Tiranë-Durrës. Pjesa fundore e Autostradës së re, e pozicionuar pas kryqëzimit me Autostradën ekzistuese Tiranë-Durrës, do të rakordohet me Projektin e “By-Pass-it” të Tiranës, i cili nuk është pjesë e këtij Projekti”, thuhet në studimin për Thumanë-Vorë-Kashar.

Projekti ka katër nyje në disnivel, ku i pari është në Thumanë, lidhet me rrugën SH1, kalon përgjatë autostradës së re dhe vazhdon në drejtim të Kasharit. Nyja e dytë në disnivel është në Fushë-Krujë e duke u nisur nga zona e Thumanës përgjatë autostradës, në drejtimin e Kasharit. Nyja e tretë në disnivel është tek pjesa e kalimit për në Aeroportin e Rinasit dhe e katërta është në drejtimin e Kasharit . Kjo e fundit është nyja, e cila do të realizojë lidhjen me autostradën Tiranë-Durrës, si dhe do të vazhdojë me By pass-in e Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 17/07/2018 16:27

    Pwr cfar duhej kjo autistrade, kur rruga ekzistuese Milot -Vore duhet zgjeruar .Keto shpenzime jane pa efekt ekonomik dhe shkojne dem . Si imeduate dhe shume e domosdoshme eshte aksi i jugut Kombinat- Plepa , qe do te clironte trafikun e tmerrshem ne autostraden Tirane -Durres . Ne kete aks pervec mijera automjeteve drejt jugut kryesore eshte se banojne mbi 100 000 banore ku pjesa me madhe merren me bujqesi . Timonier mos i shko parate dem se do vij dita dhe nuk do mundesh ti paguash . Qeveria duhet te jete nikoqire dhe jo shperdoruese e parave te buxhetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb