Shpallet fituesi për projektimin e Teatrit Kombëtar! Janë bashkim kompanish dhe do bëjnë detajet teknike të projektit të Bjarke Ingels

Një bashkim kompanish u shpall fituese për tenderin e hapur nga Bashkia e Tiranës në muajin korrik për studimin-projektimin e Teatrit Kombëtar. Për këtë u paraqitënr vetëm 2 oferta, ku fituese u shpallën  kompanitë ‘A&E Enginnering’ shpk dhe ‘FM Ingengeria SPA’.Ata kanë bërë edhe ofertën me fondin limit më të lartë. Operatorët për bërjen e projektit ofruan 60 milionë e 300 mijë lekë, kurse fondi limit i përcaktuar nga qeveria ishte 60 milionë e 317 mijë lekë. Ndërsa bashkimi operatorëve ekonomik që nuk fituan kishin ofruar për projektin 55 milionë e 635 mijë lekë, por është vlerësuar me më pak pikë nga komisioni i vlerësimit të ofertave.

Tashmë bashkimi i operatorëve i vlerësuar me 96.2 si ofertë e suksesshme, kanë afat 30 ditë të paraqesin sigurimin e kontratës, siç parashikohet në dokumentet e tenderit. Kompanitë fituese do të bëjnë detajimet teknike mbi projekt idenë e arkitektit danez, Bjarke Ingels. Por ende nuk ka një vendim të fundit për fillimin e punimeve pasi edhe gara për projektuesin është zgjatur pasi kompanitë që kanë humbur garën më herët e kishin ankimuar tenderin pranë Komisionit të Prokurimit Publik, por ky i fundit e hodhi poshtë ankesën me argumentin se nuk ishin respektuar afatet ligjore për ankimim. Në këtë mënyrë iu hap rruga Bashkisë së Tiranës për të shpallur fituesin, dhe për të hedhur një hap më para për fillimin e punimeve.Godina e vjetër e teatrit u shemb nga IKMT në 17 maj të këtij viti.

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Europ: 05/10/2020 19:47

    Hajde per hajer qofte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla