Shpallet fituesja e ‘Miss Shqipëria 2021’, ja kush e rrëmbeu kurorën

Shpallet fituesja e ‘Miss Shqipëria 2021’, ja kush e rrëmbeu kurorën

Fituesja e 'Miss Shqipëria 2021', Lea Islamaj

Mbrëmjen e djeshme është shpallur fituesja e ‘Miss Shqipëria 2021’. Lea Islamaj është 18 vjeçarja e cila rrëmbeu kurorën e më të bukurës. Islamaj mori votat e jurisë, por njëkohësisht kishte rrëmbyer edhe zemrat e publikut që e votuan si më të vajzën më të bukur shqiptare.

Lea Islamaj ka lindur dhe është rritur në Francë. Pak para finales, Lea u shpreh se ka qenë dëshirë e prindërve të saj që të konkurronte në ‘Miss Shqipëria’ dhe ajo vendosi të merrte pjesë duke i bërë krenarë me fitoren e madhe. Ajo u shpreh se mund të merrte pjesë në ‘Miss France’, por kishte dëshirë që të konkurronte në vendin e saj të origjinës.

Pamela Paja u zgjodh shoqëruese e parë e miss-it, ndërsa Samanta Pajo u zgjodh shoqëruese e dytë e miss-it. Mbrëmja magjike e ‘Miss Shqipëria 2021’ u mbajt në kalanë e Petrelës, e organizuar nga regjisori dhe producenti, Petri Bozo. Ndërsa spektakli u drejtua nga moderatorja Arjola Shehu, që u zgjodh për të tretin vit radhazi si prezantuese e Miss Shqipëria 2021.

Ndërkohë kujtojmë se kurorën e më të bukurës shqiptare në 2020-n e mbante Iliada Bazi.

1/4
SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës