UKRAINË- Një të moshuari  ukrainas i është dhënë një medalje heroizmi për shkak se ai arriti që me një çifte të rrëzonte një avion rus Su-34.

Valeriy Fedorovych hapi zjarr kur mjeti ajror armik fluturoi në Chernhiv, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës.

Në videot e postuara në rrjetet sociale shihet avioni rus prej 85 milionë eurosh , i cili pas goditjes bën spirale dhe më pas përplaset në tokë. Për këtë shërbim ndaj atdheut, Shërbimi Kufitar shtetëror i akordoi pensionistit medaljen e heroizmit.