Tirana do të ketë tashmë edhe identitetin e tij vizual, si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”.
Kompania e përfaqësuar nga grafik-dizajneri, Endri Dulellari - fitues i disa garave të ndryshme - 99design.com, u përzgjodh nga juria, mes 80 aplikimeve, si fituese e konkursit të logos me të cilën Tirana do të përfaqësohet si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana ka mbështetur artin dhe kulturën më shumë se kudo tjetër në Ballkan.
“Tirana është qyteti që financon artin dhe kulturën më shumë se çdo qytet tjetër i Ballkanin dhe kjo nuk ha fare diskutim. Ndonjëherë, jemi të ngjashëm edhe me shumë kryeqytete të Bashkimit Evropian, kur vjen puna te përqindja që zë arti e kultura në buxhetin tonë. Dhe për të gjithë ata që thonë se këto janë gjëra kalimtare, mjafton të shikojnë se si ka një lidhjen midis investimit në art e kulturë dhe rritjes së turizmit”, tha ai.
Veliaj shtoi se këtë vit, përveç financimit të eventeve në art e kulturë, do të rikuperohen edhe një sërë hapësirash publike që janë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. “Duam të financojmë edhe një disa hapësira publike të ngjashme me kinema “Agimin” dhe shtëpitë studio “Kadare-Agolli”. Te Sarajet do të bëjmë Muzeun e Etnografisë, kurse te ish-komanda e Gardës duam të kemi një muze të trashëgimisë kulturore të Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku.
Për kreun e Bashkisë, investimet, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta me qytete të tjera të Unionit të Mesdheut do të ishte mesazhi më domethënës dhe më i bukur nga kryeqyteti shqiptar. Duke falenderuar skuadrën e Bashkisë së Tiranës për punën e kryer, Veliaj shprehu bindjen se kryeqyteti shqiptar do të vijojë të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48%
-
Jo
39%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 2707
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbi 2 orë në SPAK, kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa del nga Prokuroria e Posaçme! Pyetet nga prokurori që po heton shpërthimin në biznesin e Bujar Çelës (VIDEO)
14 Janar, 13:55
-
Kamëz/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinj
14 Janar, 13:40
-
Tiranë/ U gjet i pajetë pranë shtëpisë së tij, ja çfarë dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit
14 Janar, 12:43
-
Tiranë, arrestohet turku, kreu 1 mln € ' transaksione të 'parave të krimit' nga karta e kreditit të një shqiptari! Zbardhet skema (EMRI)
14 Janar, 11:00
-
Kupa e Shqipërisë si shpëtim, Magani: Te Tirana ka presion të madh, mos përsërisim gabimet
14 Janar, 10:16
-
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
14 Janar, 09:45
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
Moti i keq/ Prefekti i Tiranës: Evakuuam një familje në Shkozë, iu përmbyt banesa! 3 persona u bllokuan në makinë nga bora në Qafën e Murrizit
13 Janar, 14:26
-
Zgjedhjet/ Majkos i besohet fushata në Kavajë, bastioni blu i Berishës! Ministri Hoxha në njësinë numër 1 në Tiranë
13 Janar, 11:30
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42
-
Atentati në Tiranë/ Motori dhe arma e autorit gjenden të djegura te ‘Kodrat e Sharrës’! Pronari i mobilierisë u vra në sy të gruas, dyshohet konflikt pronësie
13 Janar, 08:36
-
Tiranë/ Atentat te Pallati me Shigjeta, vritet në makinë 56-vjeçari, po hynte në banesë! Autori ishte maskuar me kapuç, iku me motor drejt Selitës (EMRI+VIDEO)
12 Janar, 20:58