Fisi Rraja sërish sherr në Fushë-Krujë, në kërkim Flamur Rraja dhe i biri! Vëllai i ish-deputetit të PS dhunoi të riun për një kanal (FOTO)

Fisi Rraja sërish sherr në Fushë-Krujë, në kërkim Flamur Rraja dhe i biri! Vëllai i ish-deputetit të PS dhunoi të riun për një kanal (FOTO)

Flamur Rraja, me rreth të kuq me pistoletë në dorë gjatë dhunës për guroren në 2023

FUSHË-KRUJË- Fisi Rraja është sërish protagonist i një sherri në Nikël të Fushë-Krujës. Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja është shpallur në kërkim nga Policia e Krujës pas një sherri me familjen Caca në Nikël. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se në kërkim është shpallur edhe Ariel Rraja, djali i Flamur Rrajës, njëherazi edhe nipi i ish-deputetit të PS.

Burimet sqarojnë se shkak i sherrit është bërë një kanal, për të cilin Flamur Rraja dhe i biri kanë dhunuar djalin e familjes Caca. Më pas në sherr është përfshirë edhe babai i të riut, Kujtim Caca. Ky i fundit merret kryesisht me prodhim gëlqereje në zonën e Niklës, ndërsa jeton në Tiranë. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen, por lajmi u konfirmua nga burime të Shqiptarja.com.

Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit, rezulton edhe në kërkim për dhunën barbare që fisi Rraja ushtroi për guroren në Fushë-Krujë ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja. Flamur Rraja ishte protagonisti kryesor i dhunës ndaj dy kushërinjve, ku madje në videot e bëra publike atë kohë, ai shfaqej me pistoletë në dorë. Flamur Rraja qëllonte me grushte Bilbil Majën të shtrirë në tokë dhe me dorën tjetër mbante pistoletën mbi kokën e tij.

Disa anëtarë të fisit Rraja u përfshinë në dhunën barbare për guroren, mes tyre Falmur Rarja, vëllai tjetër Xhelal Rraja, si dhe djali i ish-deputetit, Rexhep Rraja. Ky i fundit ishte ende deputet i PS kur ndodhi ngjarja e rëndë më korrik 2023. Dhuna barbare që solli reagime të shumta, pasoi edhe me dorëheqjen e Rrahman Rrajës si deputet i PS.

Shkak i dhunës ishte bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i ish-deputetit, për të cilën dy kushërinjtë Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth.

1729970138_flamurrraja.jpg

Flamur Rraja, në të djathtë me rreth të kuq me pistoletë në dorë gjatë dhunës për guroren në 2023

 

1729970461_rraja.jpg

Flamur Rraja, me pistoletë në dorë gjatë dhunës për guroren në 2023

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taip sallca: 28/10/2024 13:50

    Ore me duket se po i bini kot ne qaf ketyre Rrajave.Ata ashtu e kan mbiemrin dhe thjesht po bejne detyren

    Përgjigju
  • Iliri: 28/10/2024 11:31

    Këta kanë ngel me huje ne kraha duke rrahur njerzit e shkret e hallexhijen që jan për bukën e gojes E Rrahmani del duke kërkuar vota për vajzën e vet sa më mar rrogën se punë e hall nuk të zgjidhë ky vetëm mbro vlezerit e vetë që të rrahin sa më shumë më shkopijt duke filluar nga djali ti që thohesh për ato nga borizanje një herë i ka ra në shkop, ai gjuajti si nderr se derra jan edhe këto që nuk ju kthehen këtyre, Kta dinë me zaptuar kret vendin me gurore me lumej me fabrika vetëm kta qe nuk din as me shkrujet e emrin e tyre

    Përgjigju
  • noli: 27/10/2024 10:19

    Me keto shpalljet ne kerkim behen shume qesharake keto shefat e rames te policise. Gjithe qyteti I shef verdalle rrugeve ne kembe e me makina vetem keto nuk I shofin. Kapin ndonje hallexhi me dy doza ne xhepa qe punon jashte sistemit ndersa cunat e shefit I marrin lokalet mbare e prape. I keni cuar njerezit ne pike te fundit , shikojne cdo gje qe me drejtorat qe pasurohen Brenda dites ne cdo zyre te shtetit deri tek policia qe vetem e tille eshte. Nuk guxojne dot njerezit te cojne pak koken se te nisesh nje biznes ketu kushton me pak se sa kafet e gjobat qe duhet te paguash. Ju dhjefsha demokracine.

    Përgjigju
  • Real: 27/10/2024 09:39

    Like Floririn e terhoqen zvarre se nuk eshte mbi ligiin,po Rrajat jane mbi ligjin, mbi qeverine, mbi prokurorine e tredhur dhe mbi kryeministrin. Shpartallimi i klanit mafioz dhe vrases Rraja si dhe konfiskimi i pasurive te krimit qe kane, do te bind shqiptaret qe askush nuk eshte mbi ligjin dhe se qeveria nuk mbeshtetet me nga bandat.

    Përgjigju
  • Patrioti: 27/10/2024 08:55

    Ja ky eshte shteti qe ka bere Edi Rama per te cilin mburret ne Nju Jork.

    Përgjigju
  • Partia: 26/10/2024 23:02

    Është në kërkim por shpallet perseri në kërkim. Kuptoj, rrofte partia

    Përgjigju
  • kanuni i lek dukagjinit: 26/10/2024 22:48

    E gjithe kruja dhe fushe-kruja te rrethoje kete familje te degjeneruar dhe ti vrase te gjithe kush kapet ne shtepi ,,dhe shtepia te digjet...

    Përgjigju
  • Bobi: 26/10/2024 22:00

    nuk i gjen gje se kane Ramen. Ky do marri prap 7500 vote ne Nikel dhe F Kruje per gocen e Rrafmanit. Ishte Qifja iku dhe Rama futi cunin dhe dhendrin e vellait deputet. Prit se gati jane dhe kete here. Kush do I ndaloj Ilir Proda. Keto e vune drejtor ate

    Përgjigju
  • Kafsha: 26/10/2024 21:54

    Qenkan fis aristokratesh keta rrahjat e Rames

    Përgjigju
  • Ops: 26/10/2024 21:20

    Ajka e rilindjes ….

    Përgjigju
  • Beni: 26/10/2024 20:52

    Po pasurite pse nuk ja sekuestron Spaku ktyre Rrajave. PO hotelin tek rreth rrotullimi i rinasit gasme i pajtonit pse se sekuestrojne.lek gjaku duhet hequr nga dora e ktyne vrasesve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?