Shpallet në kërkim terroristi i 8
Franca bombardon bazat e ISISARKIVI/ Të gjitha lajmet për masakrën në Paris

Shpallet në kërkim terroristi i 8<br />Franca bombardon bazat e ISISARKIVI/ Të gjitha lajmet për masakrën në Paris
PARIS - Hetuesit në Paris thonë se një person i tetët mund të jetë arratisur pasi mori pjesë në masakrën që zgjati tre orë dhe ku mbetën të vrarë 129 persona. I kërkuari është 26-vjeçari, Salah Abdeslam. Autoritetet francezë kanë dhënë njoftimin për shpalljen e tij në kërkim duke publikuar identitetin dhe foton e tij. Policia franceze ka apeluar për informacion për Salah, i cili ka lindur në Belgjikë dhe që ka lidhje me sulmet në Paris. Ata e përshkruajnë atë si të rrezikshëm dhe paralajmërojnë njerëzit që të mos i afrohen atij. Sipas autoriteteve maskra mund të jetë planifikuar me anë të komunikimeve me Sony PlayStation 4. 

ORA 22:30 Franca bombardon bazat e ISIS
Avionët ushtarakë të Francës kanë bombarduar një seri bazash të ISIS në Raqqa në Siri, gjë të cilën zyrtarët e kanë përshkruar si një bombardim masiv. Në shënjestër ishte qendra e komandimit, qendra e rekrutimit, një magazinë për municionet dhe një kamp stërvitjeje për grupin terrorist, bëri të ditur këshilltari për shtypin në Ministrinë e Mbrojtjes. Avionët kanë lëshuar 20 bomba ndërsa 12 avionë luftarakë janë përfshirë në sulmet ajrore të së dielës. Të gjitha shënjestrat janë shkatërruar. ISIS e cilëson Raqqa si kryeqytet të kalifatit. Sulmet vijnë dy ditë pas sulmeve në Paris, përgjegjësinë e të cilave e ka marrë ISIS. Presidenti francez, Francois Hollande i ka cilësuar këtë sulme "akt lufte". 

ORA 21:50 Numri i të vdekurve mbetet 129
Spitali i Parisit ka deklaruar se zyrtarisht numri i personave të vdekur nga sulmet në Paris mbetet 129 dhe jo 132 sa raportoi AFP. 


ORA 21:50 Tre vëllezërit e përfshirë në sulm
 
Policia ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar kërkimi për një nga tre vëllezërit francezë që besohet se ishin në zemër të planit të sulmeve. Policia po kërkon Salah Abdeslam, 26 vjeçe, i cili ka marrë me qira makinën "Volkswagen Polo", përdorur nga terroristët që shpërthyen veten me bomba, të cilët vranë 89 njerëz në Bataclan. Vëllai i tij, Ibrahim, 31 vjeç, hodhi veten në erë jashtë kafes Comptoir Voltarire, pasi mori me qira një "Seat" të zi, i cili u gjet i braktisur me kallashnikovë dhe municione. Vëllai i tretë i pa identifikuar është arrestuar në Bruksel.


ORA 21:35 Hollande: Të mos ngatërrohet kriza e refugjatëve me terrorizmin
Në një takim me deputetët në pallatin Elize, Francois Hollande ka deklaruar se zgjedhjet rajonale të parashikuara pas tri javësh do të mbahen, raporton "Le Monde". Gjithashtu, ai ka deklaruar se dhe Samiti për Klimën ku do të marrin pjesë liderët botërorë, parashikuar të nisë në fund të këtij muaji nuk do të anulohet. Hollande u ka kërkuar deputetëve që të mbajnë të veçuara diskutimet për refugjatët dhe atë të terrorizmit.


ORA 20:15 Mijëra danezë para ambasadës franceze
Rreth 15 mijë deri në 20 mijë danezë kanë dalë bashkë me kryeministrin Lars Lokke Rasmussen në Kopenhagen në nderim të viktimave të 13 nëntorit në Paris. Qytetarët danezë u mblodhën para godinës së ambasadës franceze.


ORA 20:10 Shkon në 132 numri i viktimave
 
Numri i viktimave nga sulmet e të premtes në Paris kanë arritur në 132 persona. Nga spitali i Parisit është bëri i ditur lajmi se nga 80 persona të ishin nën kujdes absolut, tre prej tyre kanë ndërruar jetë ndërsa 35 kanë dalë nga monitorimi intensiv. Kurse 42 janë ende nën kujdes intensiv. Në total, në spital janë paraqitur 415 persona që prej të premtes në darkë, ku 218 prej tyre e kanë lënë atë tashmë.

 
ORA 19:18 Skena paniku në Paris

Gjatë ceremonisë së homazheve në nderim të viktimave të sulmit të së premtes ka pasur panik mes të pranishmëve të mbledhur në Pallatin e Republikës në Paris. Njerëzit menduan se dëgjuan të shtëna, por në fakt ishte një alarm fals. Paniku u përhap pasi shpërthimi i disa fishekzjarrëve u ngatërrua me të shtëna armësh.
 
 

Scenes of panic in Paris's Place de la Republique amid heightened tensions in the French capital tonight http://bbc.in/1PIfO4J

Posted by BBC News on Sunday, November 15, 2015



ORA 19:00 Terroristi i tetë i shpallur në kërkim

Hetuesit në Paris thonë se një person i tetët i cili ka marrë pjesë në sulme mund të jetë arratisur pasi mori pjesë në masakrën që zgjati tre orë dhe ku mbetën të vrarë 129 persona.

Një zyrtar ka deklaruar në kushtet e anonimatit se autoritetet po kërkojnë personin i cili është nga rajoni i Parisit. I kërkuari është 26-vjeçari, Salah Abdeslam.

Autoritetet francezë kanë dhënë njoftimin për shpalljen e tij në kërkim duke publikuar identitetin dhe foton e 26-vjeçarit.

Shtatë terroristët e vrarë - dy prej tyre rezidentë në Belgjikë - vdiqën gjatë sulmeve të Premten.

Ministria e Brendshme thotë se sulmi është përgatitur nga jashtë, nga një grup me bazë në Belgjikë.

Policia franceze ka apeluar për informacion për Salah, i cili ka lindur në Belgjikë dhe që ka lidhje me sulmet në Paris.

Ata e përshkruajnë atë si të rrezikshëm dhe paralajmërojnë njerëzit që të mos i afrohen atij.

 Zyrtarët thanë fillimisht se bëhej fjalë për tetë terroristë, ku gjashtë prej tyre hodhën vetën në erë dhe një u vra nga policia.

terroristi

ORA 17:20 Tre vëllezër të përfshirë në sulm, njëri në arrati
 
Tre vëllezër janë përfshirë në sulmet terroriste në Paris, ku njëri prej tyre besohet se është në arrati. Lajmi raportohet nga AFP, duke iu referuar një burimi nga forcat e sigurisë. Një prej personave të arrestuar në Belgjikës është vëllai i personit që mori me qira makinën e zezë "Volkswagen Polo", raporton BFMTV. Ky person është ende në kërkim nga policia belge dhe ajo franceze.

Ora 13:28 Policia belge arreston edhe 4 perosna të tjerë.
Në total policia belge ka arrestuar 7 persona të dyshuar si pjesëmarrës në masakrën e së premtes në Paris. Pas arrestimit të 3 personave ditën e shtunë këtë të djelë janë arrestuar edhe 4 të tjerët.

Ora 11:45 Mediat serbe: Atentatori me pasaportë siriane është Ahmed Almuhamed, kaloi në Serbi më 7 tetor
Ndërkohë mediat serbe kanë shkuar edhe më tej, duke zbuluar indetitetin një tjetër sulmuesi. Mbajtësi i pasaportës sirian që u gjet në skenën e sulmit pranë Stade de France kaloi në Serbi më 7 tetor, ku ai kërkonte azil. Emri i tij është Ahmed Almuhamed dhe ai ka kaluar në Preshevë. Pas verifikimeve Ahmed Almuhamed është i njëjti person që është identifikuar edhe në ishullin grek Lesbos. Megjithatë, autoritetet franceze nuk kanë konfirmuar nëse pasaporta është e vërtetë.
 
Ahmed Almuhamed
( Ahmed Almuhamed i identifikuar nga mediat serbe dhe greke i rregjistruar si refugjat sirian në ishullin e Lesbosit)

Ora 11:30 Shengeni në rrezik  
Zona shengen në Evropë mund të shkatërrohet. Sulmet në paris kanë sjellë edhe njëherë në diskutim kontrollet kufitare. Disa vende kanë rivendosur tashmë kontrollet kufitare për shkak të krizës emigrantëve. Në vazhdën e sulmeve, policia gjermane ka vendosur kontrolle pranë kufirit me Francën.

"Ne kemi filluar kontrollet e para. Ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë francezë” thotë Juergen Glaub, zëdhënësi i policisë federale.
 
Sulmet e Parisit kanë dobësuar mbështetjen për të hapur kufijtë e Europës zonës Shengen. Por kreu i komisionit evropian Zhan Klod Junker, ka paralajmëruar se mund te kët sulme ndaj emigrantëve. Deklarata e Junckeri vjen pas raporteve se një pasaportë sirian është gjetur pranë trupit të një prej sulmuesve. 

"Ai që është përgjegjës për sulmet në Paris , ai është kriminel dhe jo një refugjat dhe jo një azilkërkues i thjeshtë," shtoi ai.
 
Ora 11:00  Gjenden tre armë kallashnikov në makinën e gjetur nga polica
Policia franceze pas gjetjes së makinës së dytë të përdorur nga terroristët për aktin barbar ka gjetur 3 armë kallashnikov duke hedhur kështu dyshijet sërish në pistën se janë dhe 3 atentatorë të tjerë në arrati. Makina Seat i zi u gjet mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur në Montreuil

makina e perdorur nga isis

Ora 10:19 Kryeministri Francez jep alarmin: Ne do sulmojmë per ta shkatërruar ISIS-in dhe do fitojmë
Kryeministri francez Manuel Valls tha se Franca i ka shpallur luftë Shtetit Islamik dhe se vendi mund të bëhej objekt i sulmeve terroriste. “Jemi në luftë. Do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë. Ndaj mendoj se duhet të presim sulme të tjera”, u shpreh kryeministri francez.

Ora 09:15 Gjendet makina e dytë e përdorur nga terroristët
Burime të policisë për AFP bëjnë me dije se është gjendur mjeti të cilin dyshohet se përdorën terroristët për sulmin. Hetuesit bëjnë të ditur se është gjetur një makinë e zezë “Seat” në periferinë Montreuil të Parisit, e cila dyshohet të jetë përdorur nga të armatosurit që hapën zjarr ndaj restorantit.

Lajmi bëhet i ditur nga një burim për agjencinë e lajmeve “AFP”, ndërkohë që po gjatë kësaj të diele do të zhvillohet edhe një shërbesë speciale për familjet e të ndjerëve dhe për të mbijetuarit e sulmeve më të rënda terroriste, që tronditën Parisin gjatë mbrëmjes së të premtes, shërbesë që do të mbahet në Katedralen “Notre Dame”.

Gjetja e makinës “Seat” vjen vetëm një ditë pasi hetuesit francezë zbuluan edhe një “Volkswagen Polo” të zi në kufirin me Belgjikën, gjë që i detyron ata të fokusohen edhe për një lidhje të mundshme me këtë shtet, pasi policia belge arrestoi 3 persona pranë kufirit me Francën. Vokswageni ishte dhënë me qira nga një francez që jetonte në Belgjikë, bëri të ditur kryeprokurori i Parisit.

Sulmi u përgatit me PlayStation 4?

Sulmet e ditës së premte në Paris shënojnë një hap të frikshëm sa i përket zgjerimit të objektivave të Shtetit Islamik ISIS. Gjatë vitit të kaluar sulmet kanë pasur si objektiv territore në Lindjen e Mesme. Por xhihadistët tani janë të vetëdijshëm se ata mund të mbjellin terror në Evropë.

Sulmet e fundit në Paris tregojnë se janë planifikuar më mjaft kujdes dhe detaje. Sipas ekspertëve ka pasur një trajnim, një ndihmë të fuqishme për ekspoloziv dhe armatime por ende nuk dihet adresa se nga ata vinin.

Gjithashtu ekziston dhe një tjetër teori. Sipas autoriteteve masakra mund të jetë planifikuar me anë të komunikimeve me lojën e famshme PlayStation 4. Ministri belg i Punëve të Brendshme Jan Jambon ka thënë se terroristët kanë përdorur këtë lojë për të komunikuar, dhe sipas tij është zgjedhur për shkak të faktit se chati i lojës është tejet i vështirë për tu monitoruar. 

“PlayStation 4 është edhe më i vështirë të mbajnë gjurmët e komunikimit se WhatsApp," tha ai. Sipas ekspertëve sistemi i kësaj pajisje mund të ofrojë një mjet më të sigurt të komunikimit sesa thirrjet telefonike, tekste dhe emaili.
 
Si funksionon komunikimi me PlayStation 4
Ka disa opsione për dërgimin e mesazheve përmes PlayStation Netëork, tekst apo dhe zanore, duke krijuar një dhomë ku mund të komunikosh me një person tjetër. Kjo gjë është zbuluar fillimisht nga Edëard Snoëden në vitin 2013. 

play station
(Play station 4)

Nga startistikat e fundit rrjeti PlayStation Network kishte rreth 110 milionë përdorues, 65 milionë prej tyre aktivë, duke e bërë kështu një rrjet të sigurtë përdoruesisht, domethënë një botë më vete. 

Ndërsa agjencitë qeveritare shpesh mund të ndërtojnë profilet e terroristëve të dyshuar, bazuar në të dhënat e internetit apo bisedat e komunikimit, kjo është shumë më e vështirë tek ky sistem dhe thuajse e pamundur.

ORA 19:42 Shkon në 132 numri i viktimave

Tre persona të plagosur rëndë gjate sulmeve te dites se premte ne Paris kane nderruar jete duke e cuar ne 132 numrin e viktimave. Nga spitali i Parisit është bëri i ditur lajmi se nga 80 persona të ishin nën kujdes absolut, tre prej tyre kanë ndërruar jetë ndërsa 35 kanë dalë nga monitorimi intensiv. Kurse 42 janë ende nën kujdes intensiv. Në total, në spital janë paraqitur 415 persona që prej të premtes në darkë, ku 218 prej tyre e kanë lënë atë tashmë.

Ora 08:45 Identifikohet një prej terroristëve
Një nga shtatë personat e armatosur të cilët vranë 129 njerëz në Paris është identifikuar nga hetuesit francezë. Ai është Omar Ismail Mostefai, 29 vjeç, shtetas francez me origjinë algjeriane, i cili kishte një të kaluar kriminale dhe ishte i njohur për prirjet radikale. Mostefai është identifikuar, pasi hetuesit gjetën një gisht të prerë në skenën e teatrit Bataclan.

Çfarë ne dimë deri më tani
Hetimet po merren me verifikimet nëse ai udhëtoi për në Siri në vitin 2014. Prokurorët francezë thanë se sulmet u kryen nga tre celula teroriste të koordinuara. Franca ka nisur tri ditë zie kombëtare, ndërsa numri I të plagosurve ka shkuar në 350. Sulmet e të premtes, të kryera nga militantët e Shteti Islamik, goditën një sallë koncertesh, stadiumin në Paris, restorantet dhe baret në kryeqytetin francez.

Hetimi është gjithashtu duke u përqëndruar në një lidhje të mundshme në Belgjikë pasi policia ka arrestuar tre persona afër kufirit francez. Një i Volsvagen Polo I zi i regjistruar në Belgjikë është gjetur pranë teatrit Bataclan, e sipas hetuesëve ishte marrë me qira nga një francez. Shtetasi francez është identifikuar duke I dhënë një automjeti tjetër pasi ai kaloi në Belgjikë me dy pasagjerë.

Hetuesit janë duke punuar nëse këta tre persona mund të jenë një nga celulat terroriste që ka mundur të largohet nga Parisi. Kryeprokurori, Francois Molins deklaroi se është duke u kërkuar edhe një makinë “Seat”, ngjyrë e zezë që është përdorur nga terroristët në dy sulme. Një pasaportë siriane, është gjetur pranë trupit të një prej sulmuesve në Stade de France, e sipas autoriteteve greke kjo pasaportë është regjistruar në ishullin grek të Leros muajin e kaluar.

Presidenti francez Francois Hollande ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmit më të rëndë në kohë paqeje në Francë që prej Luftës së Dytë Botërore. 
Ndërkohë kryeministri Manuel Valls ka thënë Franca do të vazhdojë me sulmet ajrore kundër IS në Siri, dhe e përshkroi grupin si një armik shumë të mirë-organizuar.

Shteti islamik ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmeve të njëpasnjëshme që tronditën Parisin mbrëmjen e së premtes, e gjitha kjo për tu hakmarrë ndaj presidenti Francois Hollonde për bombardimet franceze të kryera në Siri. Që prej Luftës së Dytë Botërore, Franca nuk kishte njohur një sulm të këtyre përmasave në territorin e saj…

 Banorëve të Paris u është kërkuar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe rreth 1.500 forca ushtarake janë vendosur në gjithë qytetin.

Dyshimet për identitetin e terroristëve
Disa nga terroristët, të gjithë të moshave të reja deri në 20 vjeç janë një francezë, tre belgë dhe një refugjat sirian, që ishte regjistruar në ishullin grek të Lesbos më 3 tetor. Sipas Ëallstreet Geornal njëri nga terroristët ishte i pajisur me biletë për të parë ndeshjen miqësore Francë-Gjermani.

Dyshohet se njëri prej kamikazëve ishte 15 vjeç. Por nuk përjashtohet që të ketë pasur edhe të tjerë që mund të jenë arratisur dhe policia po i kërkon. Nga disa dëshmi të mbledhura nga gazeta “Le Monde” flitet për dy makina të zeza, të drejtuara nga dy të rinj rreth të njëzetave, njëra prej të cilave e regjistruar në Belgjikë dhe që tashmë është gjetur. Të dhëna të tilla sugjerojnë se tre nga atentatorët e Parisit janë shtetas belgë e vijnë nga lagjia Molenbeek e Brukselit, e njohur për një operacion anti-terror të zhvilluar më herët gjatë vitit. Për rrjedhojë, një operacion i gjerë po zhvillohet nga policia belge në Molenbeek-Saint-Jean, periferia perëndimore e kryeqytetit. Sipas televizionit lokal RTBF, që citon burime të rezervuara, agjentët po kryejnë tre bastisje të njëkohshme në zonën në fjalë dhe se 5 individë janë arrestuar.

Ndërkohë, është konfirmuar lajmi se në trupin e një prej kamikazëve të vdekur në Stadiumin e Francës është gjetur një pasaportë siriane. Televizioni grek Antenna Neës citon zv.ministrin e Brendshëm, Nikolaos Toskas që thotë: “Pasaporta e gjetur pranë kamikazit është identifikuar se i përket një refugjati sirian të regjistruar në ishullin e Lesbos më 3 tetor”. Ndërsa kanali ‘Evrope 1’ raporton për identifikimin e një atentatori të dytë. Bëhet fjalë për një shtetas francez të identifikuar nga gjurmët e gishtave.

Kamikazi i lindur në lagjet periferike pariziene, ishte rreth 30 vjeç, ishte personazh i njohur për shërbimet sekrete. Ndërsa gazeta “Le Parsien” flet edhe për praninë e një gruaje mes atentatorëve në Bataclan. Por bëhet fjalë ende për hipoteza, ndërkohë autoritetet po analizojnë gjurmët e ADN-së të gjetura në vendet e ngjarjeve dhe gjurmët e gishtave të vrasësve. Ndërsa BBC, që citon burime pranë qeverisë britanike, raporton se atentatorët ishin një celulë e vetorganizuar që ishte kthyer në Francë nga Siria. Sipas rrjetit britanik, tek një nga kamikazët është gjetur edhe një pasaportë egjiptiane.

Evropianët, masa të rrepta, në Britani dhe Gjermani arrestime
Pas sulmeve në Paris shumë shtete evropiane janë vënë nën alarm. Një terminal në aeroportin e Gateëick-ut në Londër u mbyll për shkaqe sigurie dhe ka raportime që flasin për arrestimin e një personi me një çantë të mbushur me lëndë shpërthyese. Mediat britanike raportojnë se pasagjerët u evakuuan nën reshjet e shiut. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes njoftuan përmes rrjeteve sociale për shtim të forcave të sigurisë dhe kontrolleve, por nuk dihet nëse kjo ka lidhje me sulmet e Parisit apo jo. Ndërkohë, mediat gjermane flasin për të paktën një person të arrestuar në landin e Bavarisë, që me gjasa ka lidhje me sulmet e ndërmarra në Paris një natë më parë.

Ministri i Bavarisë Horst Seehofer thotë se ka një hipotezë të fortë. Sipas raportimeve ka të dhëna se një burrë është ndaluar në Gjermani javës që shkoi. Ai kishte me vete automatikë, eksploziv duke e lidhur me atentatet e Parisit. BBC raporton se autoritetet franceze po bashkëpunojnë me ato belge, pasi dyshohet se sulmet mund të jenë planifikuar dhe koordinuar prej Belgjikës. 

ISIS-mesazh: Do ju presim kokat, s'ka paqe po bombarduat
 Shteti Islamik ka kërcënuar sërish Francën se nuk do të gjej paqe për aq kohë sa do të vazhdojë bombardimet në Siri, duke marrë në këtë mënyrë përgjegjësinë për sulmet në Paris ku mbetën të vdekur mbi 130 persona dhe afër 400 të tjerë janë të plagosur. Shteti islamik ka postuar një video që sipas Reuters, një luftëtar me mjekër duke folur në gjuhën arabe i bën thirrje myslimanëve francezë të kryejnë sulme në Francë në qoftë se ata janë në gjendje të udhëtojnë në Siri vetë. Ata thonë se nuk do të ndalin sulmet dhe nuk do të gjejnë paqe për aq kohë sa vazhdojnë bombardimet në Siri.

Në video janë disa xhihadistë të armatosur ndërsa njëri prej tyre që përçon mesazhin e nis fjalën e tij me përshëndetjen në gjuhën arabe "Ess Selamu Alejkum Ue Berekatu", ndërsa më tej vijon kërcënimet në gjuhën franceze. “Ess Selamu Alejkum Ue Berekatu. Ky është një mesazh për të gjithë armiqtë e Islamit, veçanërisht Francës. Muxhahedinët në të gjithë botën nuk do të hezitojnë t'ju presin kokat. Përsa kohë ju do të vazhdoni bombardimet, ne nuk do të gjejmë paqe. Ju do të keni frikë edhe të shkoni në dyqan. I bëj thirrje vëllezërve myslimanë në Francë të cilët nuk kanë bërë xhihad, ata që s’janë në gjendje të bëjnë xhihad, e atyre që nuk e dinë se çfarë është të bësh xhihad. Dijeni se xhihadi është në çdo kohë obligim për të gjithë Ju jeni urdhëruar të luftoni kafirët (jobesimtarët) kudo që ti gjeni ata. Çfarë po prisni?”, thuhet në mesazh.

Treni
Pesë persona humbën jetën e 7 të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga shinat e u zhyt në lumë pranë Strasburgut, Francë. Dyshohej për shpërthim por autoritetet thonë se ishte aksident.
 
Fluturimet
Pasagjerët e avionit francez AF1741 Air France s’kanë mundur të udhëtojnë, pasi kompania u detyrua të anulojë fluturimin në aeroportin e Amsterdamit, pas kërcënimi aeroporti do sulmohet.
 

Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com) 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)