Shpallet vakanca edhe për Nard Ndokës, Kuvendi i kërkon KQZ-së zëvendësimin me deputet të ri

Shpallet vakanca edhe për Nard Ndokës, Kuvendi i kërkon KQZ-së zëvendësimin me deputet të ri

Pas firmosjes së dorëheqjes disa ditë më parë, të Nard Ndokës, Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpalljen e vendit vakant të deputetit. Kështu, KQZ më tej do të njoftojë kandidatin pasues në listën e zgjedhjeve të 2017-ës, për të marrë mandatin e deputetit. Më herët, 4 kandidatë të LSI-së, pranuan mandatin e deputetëve të dorëhequr nga kjo forcë politike, ku sot në mbledhjen e KQZ-së, ju kalua zyrtarisht mandati pas verifikimit të formularëve të tyre të vetëdeklarimit.

Ata do të betohen si deputetë të rinj të opozitës, në seancën plenare të së martës. Narnd Noka e firmosi më vonë se kolegët e tij të djathtë dorëheqjen, për shkak se ndodhej jashtë Shqipërisë.

Ndërsa nuk pranuan të dorëhiqen nga mandati, Mylsim Murrizi i PD-së, Lefter Koka i LSI-së, dhe Rudina Hajdari e cila ende nuk e ka firmosur dorëheqjen dhe ka dhënë sinjalet se nuk do ta ndërmarrë një vendim të tillë. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk hezitoi t'i quajë tradhtarë kandidatët e partisë së saj që dolën kundër vendimit të LSI-së, duke pranuar mandatin e deputetit.

KQZ do të thërrasë një nga një të gjithë kandidatët në listat e opozitës, për të zëvendësuar deputetët e dorëhequr. Do të quhen të përjashtuar nëse 10 ditë nga thirrja nuk dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit.

Vakanca e krijuar nga dorëzimi i mandatit Nard Ndoka

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Honglateri: 04/03/2019 23:01

    Nardi sivlla me magjarin e Malit Kolaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?