Shpalli kandidaturën për kreun e
PD, Selami: Do i rikthej lavdinë

Shpalli kandidaturën për kreun e<br />PD, Selami: Do i rikthej lavdinë
TIRANE-Pas shpalljes së kandidaturës për kreun e PD-së, Eduard Selami është takuar me grupin e punës në PD.

Selami ka paralajmëruar se do të dalë në një deklaratë nga selia blu ditën e sotme në orën 17:30.

“Nuk u takova me Bashen, takova grupin e punes ne PD. Në 17:30 do te kem nje deklarate ne seline e PD”, tha ai.

Salami, po ashtu si shumë emra brenda PD-së, janë rreshtuar në kahun e atyre që kërkojnë shkarkimin e Bashës pas rezultatit të dobët që mori partia më e madhe e opozitës.

Pas daljes nga selia e PD, Selami shkruan ne Facebook se do perpiqet t'i ktheje PD-se, lavdine e munguar.

"Demokrate te nderuar, me ndjenje pergjegjesie dhe synim per t'i rikthyer se bashku PD, lavdine e merituar, shpall kandidaturen per Kryetar!", shkruan Selami ne Facebook.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......