Shpalli 'non grata' Berishën! Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken vjen në Tiranë më 16 shkurt

Shpalli 'non grata' Berishën! Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken vjen në Tiranë më 16 shkurt

Burime diplomatike në Washington, i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane.

Për momentin nuk dihet qëllimi primar i kësaj vizite, por sugjerohet se vjen si një vlerësimin amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA dhe në NATO.

Vitin e shkuar, sekretari Blinken komentoi me nota  të larta pozitive rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ishte vetë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, ai i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën si person “Non Grata” nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Kjo u shoqërua me një sulm frontal nga Berisha në adresë të Blinken.

Po ashtu sekretari Blinken ka qenë aktiv përmes mesazheve për de-eskalikin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, shtatorin e vitit të shkuar.

Vizita e parë e një sekretari amerikan shteti në vendin tonë ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991. Ndërsa e dyta vizitë e një tjetër sekretari amerikan shteti ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku mbajti edhe një fjalë në parlamentin shqiptar. Pasuar nga një tjetër vizitë e John Kerry, më 14 shkurt 2016.

Ardhja e Antony Blinken në vendin tonë e cila sipas Top Channel pritet të jetë më 16 shkurt,  do të shënojë vizitën e katërt të një sekretari shteti në Shqipëri. /Top Channel/ 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 06/02/2024 22:38

    Blinken vjen ne date te shenuar 16 shkurt 2024,dita kur jepet denimi i McGonigall te FBI AMERIKANE SI BASHKEPUNTOR NE KRIM ME KRYEM8NISTRIN SHQIPTAR EDVIN K.RAMËN DUKE CENUAR SIGURINE KOMBETARE TE USA-s.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani