TIRANË, 28 Nëntor/ATSH/.- Ndeshja e djeshme mes Tottenhamit dhe Partizanit të Beogradit nuk kaloi pa disa momente emocionuese për ne shqiptarët. Bashkëkombas që jetojnë e punojnë në Angli kanë shpalosur flamuj kuq e zi.
Shqiptarët shprehen se këtë e kanë realizuar dhe me rastin e pavarësisë së Shqipërisë, ditë që festohet sot nga mbarë shqiptarët.
Rreth 20-30 tifozë shqiptarë të pranishëm në stadium kanë mbajtur flamuj dhe kanë brohoritur me këngë patriotike kundër serbëve, që ishin në fushë.
Me rastin e 28 nëntorit, flamuri u shpalos me "sukses" edhe në White Hart Lane të Londrës./k.s/










