Shpat Kasapi: “Do t’i përdorja
femrat për një natë”

Shpat Kasapi: “Do t’i përdorja<br />femrat për një natë”
Muzika për të është frymëmarrje. Pa të nuk do të jetonte dot. Kështu thotë Shpat Kasapi, këngëtari simpatik,  i cili këto kohë i është përkushtuar më shumë se kurrë karrierës së tij. Jeta e tij ka ndryshuar shumë tashmë. Këngëtari rrëfen momentet e vështira që ka kaluar, por edhe se çfarë kërkon ai tashmë nga jeta. Veç karrierës si këngëtar në plan ka të hap edhe një lokal në Shkup, pasi sipas tij ky është jo vetëm një biznes i mirë por edhe një nevojë për qytetin e tij.  Ndërkohë pas klipit me titullin provokues “Kazanova”, këngëtari shumë shpejt do të vij në një bashkëpunim mjaft interesant me Blerina Brakën. 

Në këtë pikë të karrierës që je, çfarë do të doje më shumë?

Përveç dy këngëve që kam realizuar dhe karrierës muzikore që po ecën mirë kam, menduar të hap një biznes timin.

Çfarë biznesi?

Lokal. Dy lokale.

Po i bashkohesh edhe ti kolegëve të tu këngëtarë  me këtë nismë?

Në këtë këngëtarët kemi shumë shoqëri dhe një lokal mund të jetë një bines shumë i mirë dhe fitimprurës për ne.  Veç të tjerave mendoj se Shkupi ka nevojë për një lokal të tillë.

Stina e koncerteve si po shkon?

Po shkon shumë mirë edhe pse nuk është më mirë se vitin e kaluar. Ka një lloj freskie tek lokalet e natës dhe po më pëlqen fakti që në Shqipëri po hapen klabe me kushte më të mira nga sa kanë qenë. Edhe në Kosovë po ndodh e njëjta gjë, por mendoj se gjendja financiare e klientëve në krahasim me vitet e kaluara është më e dobët. Kriza ka bërë të vetën, edhe pse lokalet po shtohen.



S’ka klientë po thua?

Klientë ka, por ndihet një rënie thashë. Njerëzit nuk jetojnë dot pa muzikë.

Pritet kënga jote me Blerina Brakën. Si erdhi ky bashkëpunim?

Blerina kishte një këngë që e ka bërë një miku im i vjetër, Gramoz Kozeli edhe thjesht mori në telefon për të ma propozuar. Unë e degjova këngën, më pëlqeu dhe po bëhet bashkëpunimi, i cili do të shoqërohet me një klip.

Klipet kushtojnë shumë, a i justifikojnë lekët e harxhuara?

Po nuk pate sponsor jo.

Nuk ia vlen të bësh klipe d.m.th..

Unë kam një vit e gjysmë që s’kam bërë klipe dhe bëra për këngën “Adelina” Kjo mi ka nxjerrë mua 10-fish harxhimet e klipit, por kjo nuk ndodh shpesh. Është problem i strategjisë dhe i menaxhimit të këngëve, se si e menaxhon punën. Nuk do të thotë se nëse transmetohesh shpesh ke edhe punë shumë. Mua ai klip më solli mjaft punë, sepse veç këngës që ndezi ishte edhe kurioziteti për mua pas pauzës që bëra. Klipi është reklama e këngëtarit, por unë nuk jam i idesë që klipi të jetë mjaft provokues dhe që ajo që bëhet mos të jetë brenda vetes.  Ndonjëherë këngëtarët nuk e dinë çfarë duan, paguajnë këngën dhe ia lënë në dorë kompozitorit gjithçka. Kur ti e di çfarë do sigurisht që kënga do ketë sukses, sepse ti e përshtat atë me karakterin tënd artistik.



Për bashkëpunimet çfarë mendon, duke qenë se dhe ti do e sjellësh një të tillë?
 
Bashkëpunimet e reja janë shumë në modë dhe të gjitha kanë bërë më shumë boom këtë vit.

Me kë do të doje të kishe një bashkëpunim?

Unë do të doja të kisha bashkëpunim me shumë këngëtarë. Siç erdhi bashkëpunimi me Blerinën, që nuk është se ne jemi shoqëruar më parë po thjesht na ngjiti kënga. Për mua nuk do të thotë  që të jetë këngëtari i famshëm që të bësh një këngë, sepse ndonjëherë është kënga që ndihmon këngëtarin.

Jeta jota private sa ka ndikuar në karrierën tënde?

Ka ndikuar por nuk di të them sa, sepse kuptohet që në shoqëri jam ndryshe, ne skenë ndryshe.

Po flas për kuriozitetin e publikut, si është jeta jote këto kohë, po shoqërohesh me ndonjë femër..

Unë shoqërohem me shumë femra, po jo se kam ndonjë histori. Më pëlqen të rri me femra..

E kërkon dashurinë në këtë moment të jetës tënde?



Jo. Edhe pak (qesh).

Është e vështirë të humbasësh një dashuri, si e përjeton një mashkull këtë fakt?

Është e vështirë.

Ti si e ke përjetuar, çfarë të lodhi më shumë, njerëzit apo ajo që përjetoje?

Njerëzit jo, sepse nuk jetoj për njerëzit. Nuk është mirë kur shkatërrohet një lidhje. Kur kjo ndodh ka lloj-lloj arsyesh dhe qëllimesh dhe janë ato që peshojnë. Peshojnë shumë apo pak, kështu

Je penduar për ndonjë gjë në jetën tënde?

Jam penduar për shumë vendime, më shumë sesa për vendime jam penduar për gabime.  Më shumë pendohem për gabime.

Ke bërë shumë gabime?

Jo, por kam mundur mos t’i bëja ato gabime. Duke menduar për diçka  pozitive, qëllon që del gabim dhe në fund fare pendohesh për qëllimin që ke dashur të arrish.

Nëse do ktheheshe mbrapa në kohë, çfarë do doje të rregulloje apo të bëje ndryshe?

Deri tani nuk pasur ndonjë sfidë aq të madhe në jetë që të them nëse do të doja të bëja diçka ndryshe apo jo.  Që të rregullosh diçka, duhet të kesh prishur diçka.

Fama të prish punë në jetën private, ndikohesh nga ajo që thonë njerëzit?

Nëse thonë të vërtetën nuk më prishin punë. Me pengojnë thashethemet dhe paragjykimet.  Edhe ne kemi një lloj kodi dhe nuk mund të akzuzosh për diçka që nuk është e vërtetë. Një jetë kemi dhe këto gjëra më pengojnë dhe nuk më pëlqen fakti i të qenit tendencioz. Kohët e fundit kam anulluar edhe mjaft intervista, sepse është tepruar me thashetheme.

Momentet e vështira në jetë si i kalon?

Bëj shumë sport dhe rri me shoqërinë. Kohët e fundit as me shoqërinë s’po rri shumë, po shoqërohem më shumë me Shpatin e brendshëm (qesh).
 
Si Kazanova

Shpesh  femrat më përndjekin…

Së fundmi ke sjellë këngën “Si Kazanova”, a i ngjan Shpati Kazanovës?

Ndoshta (qesh). Ishte ide e “As production” me të cilët bashkëpunoj dhe vendosëm ta nxjerrim në treg këtë këngë duke qenë se jemi edhe në sezonin e verës dhe përshtatet më shumë.

Do të të pëlqente të kishe 1000 femra si Kazanova?

Jo. Se pastaj nuk di cilën të duash.

Të pëlqen të jesh ti ai që gjuan, apo të pëlqen që  femra ta marr hapin e para?

Jo. Jam unë ai që gjuaj i pari.

Do i përdorje femrat si Kazanova, vetëm për një natë?

Po.Pse jo.

Të ka ndodhur shpesh që femrat të të ngjiten?

Po. Ka pasur shumë raste. Kam fikur shpesh telefonat.

Je ndjerë i përndjekur?

Jam ndjerë.

Cila është arma më e fortë që ke për të joshur një femër?

Dikush thotë pamja e jashtme, dikush sytë apo zëri, stili. Ka nga më të ndryshme. Se di!

Ëmbëlsia në shtrat është një nga këto?

Ndoshta.

Je më shumë i ëmbël apo i egër?

Miks. Më pëlqen t’i përziej të dyja.

Do shkruaje një ditë një libër me kujtime?

Po . Pse jo do e bëja. Më ka shkuar në mend.

Seksi të bën filozof?

Jo. Nuk besoj, por ndoshta marrë shkas nga historia e Kazanovës njohja e shumë femrave mund të të bëj pak filozof.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

4/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur