ELBASAN- 'Shpejt' shpejt' dëgjohen teksa thërrasin efektivët e policisë së Elbasanit, teksa fusin në Range Roverin e Policisë, një të arrestuar. Ai është Thanas Beko, një njeri me precedent penal. Arrestimi i tij është bërë në qendër të qytetit, ku burime thonë se Beko para dy ditësh është përfshirë në një konflikt me një person tjetër, por pa e cilësuar konkretisht natyrën e konfliktit dhe personin tjetër.
Report tv ka siguruar momentin e ndalimit të Thanas Bekos sot, i cili sikundër shihet nga pamjet ai nuk kundërshton, por i drejtohet rajonit të policisë për t’u marrë në pyetje.
Kush është Thanas Beko?
Thanas Beko njihet në qytetin e Elbasanit, si person me precedentë penalë, konsumator i lëndëve narkotike dhe mik i biznesmenit Ilir Beko, pronarit të disa pikave karburanti në segmentin rrugor Papër-Elbasan ku në vitin 2019 iu gjetën 15 armë zjarri në ambientet e karburantit të tij.
Në shtator të vitit 2019, Beko u akuzua për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim dhe heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtareje në Elbasan.
Asokohe Bejko u la në “arrest shtëpie” nga gjyqtari Tomorr Kullolli, por u arrestua sërish pak ditë më pas, sepse kishte thyer e masën e sigurisë. Ai nuk qëndroi në banesë, por u kap në një lokal në autostradën Elbasan- Metalurgji, ku dhe taksisti Vyshka deklaroi asokohe se e mbajtën peng.

Thanas Beko
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?
-
PO
15.3%
-
JO
80.5%
-
NUK E DI
4.2%
Vota total: 4604
Lajme të tjera
-
Përdorimi i kortizonit gjatë COVID shtoi diabetikët! Endokrinologia: Te fëmijët është shtuar tipi 2
16 Gusht, 13:02
-
Njihuni me 'Osumin', anijen më të madhe të Guardia di Finanza! Mban të njëjtin emër si lumi në Shqipëri
16 Gusht, 12:44
-
Mungesa e energjisë në tregjet ndërkombëtare, si do të reagojë Qeveria?
16 Gusht, 12:41
-
Nisja e shkëlqyer e sezonit dhe asistet e fundit, Ernest Muçi përzgjidhet në formacionin e javës në Poloni
16 Gusht, 12:36
-
Po me Bajramin e shkretë çfarë patët?
16 Gusht, 12:32
-
Partia e Lirisë denoncime të reja për inceneratorin e Fierit: Morën 3 kredi me pretekstin për pagat e punonjësve në kohë COVID-i
16 Gusht, 12:28
-
Presidenti Begaj takohet me opozitën në Kosovë: I rëndësishëm dialogu dhe qëndrimi me faktorët politikë
16 Gusht, 12:23
-
Që Edi Rama të bjerë nga pushteti...
16 Gusht, 12:20
-
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, nën hetim 7 persona në Gjirokastër! Vendosen 860 gjoba
16 Gusht, 12:17
-
Rinia e sotme, viktimë e ‘modës’, ‘politikës’, ‘tregut’: Ju duhet të na akuzoni për tradhti ndaj jush, për hipokrizi, për rrënimin tuaj
16 Gusht, 11:57
-
Begaj takohet me kreun e PDK-së! Krasniqi vlerëson presidentin për angazhimin e Shqipërisë për Kosovën
16 Gusht, 11:47
-
Fabian Ruiz thuajse i Paris SG, Napoli gjen akordin me Tottenham për blerjen e mesfushorit
16 Gusht, 11:43
Jam thanasi po' ckeni me mua, pastaj jeni harruar qe jam dhe hajdut delesh
PërgjigjuSkisha degjuar ndonjeher gangester me emer thanas cudi ..gangester thanasi hahaha
PërgjigjuGJYQTARET PLEHRA SE KAN NJESOJ SI KRIMINELET ,
PërgjigjuHiqe ate tellllll.a qr se hoqen njehere kte ves policet.Ju duket tel si arme
PërgjigjuGjyqtare te ndyre . Policet e kavajes i mbajn ne burg se ju var hajduti ne dhomat e burgut . Kete e nxjerrin arrest shpia grabitesin dhe pengmarresin
Përgjigju