TIRANE-Shpejtësia vijon që të jetë shqetësim kryesor për policinë rrugore. Gjatë kontrolleve dhe monitorimit në aksin Sauk-Teg janë kapur me shkelje disa drejtues makinash. Nga monitorimi prej orës 20:30 deri në 00:30, sipas policisë rrugore radari ka kapur makina që lëviznin me shpejtësi 141 km/h - 161 km/h në aksin Sauk - Teg. "Drejtuesi i motorit dhe pasagjeri pa kaska mbrojtëse dhe me shpejtësi 161 km/h, shpejtësi e frikshme dhe vrastare" thotë policia.
Gjithashtu një drejtues mjeti me 158 km/h është kapur duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, parakalim në krah të djathtë duke u bërë rrezik potencial për sigurinë e të tjerëve në rrugë. "Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 1 drejtues mjeti i pa pajisur me leje drejtimi si dhe janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë ndëshkuar 133 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Janë evidentuar dhe janë ndëshkuar me gjobë 88 drejtues mjetesh pa rrip sigurimi, 241 për përdorim të celularit, 45 drejtues mjetesh me dy rrota pa vendosur kaskën mbrojtëse si dhe 267 për parkime të gabuara" njofton policia.
Policia të vendosi radar të përhershëm (automatik) siç bën bota e qytetëruar dhe problem i zgjidhur. Shpenzimet për teknologjinë do mbulohen nga shkelësit që ecin shpejt.
PërgjigjuNuk do njeri te mbulohen shpenzimet por duan te fitojne. Po vure radare, do i vendosesh ne dy pika ne autostradë. Do t'i kuptojne ku ndodhen dhe nuk vendoset me asnje gjobe pas pak kohe.
Nuk vendosin radar automatik sepse te gjithe keta qe ecin si te cmendur jane femije politikanesh ose biznesmenesh... Keta dalin me radar per fukarenjte pavarsisht se ligji duhet te jete i njejte per te gjithe