Në kuadër të parandalimit të aksidenteve automobilistike, policia rrugore me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues ka dal për të ndëshkuar shoferët e “pabindur” në të gjithë vendin.
Si rezultat i kontrolleve, edhe gjatë 24 orëve të fundit, në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që abuzonin me shpejtësinë, me alkoolin apo me përdorimin e celularit në timon, me mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi.
14 shoferë janë arrestuar, në 24 orët e fundit, prej të cilëve 7 për shkak se nuk kishin leje drejtimi, ndërsa 7 të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë pezulluar 42 leje drejtimi, nga të cilat 24 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 178 km/orë në autostradën Levan-Vlorë), 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1311 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Një person, B.M, është vënë në pranga pasi kishte publikuar fotografi në rrjetet sociale me automjetin e tij të ndaluar në brendësi të tunelit të Kalimashit, duke rrezikuar përfshirjen në ngjarje rrugore.
Ky shtetas është ndëshkuar nga Njësia Për Sigurinë e Autostradës Milot Morinë, me masë administrative 8.000 lekë të rinj.
Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane, ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparate fotografike.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Monitorim me makinë inteligjente, Rrugorja e Tiranës 'kap mat' shoferët që s’respektojnë rregullat, rreth 6700 gjoba për një javë (VIDEO)
16 Shkurt, 10:38
-
Vlorë/ Të dehur në timon, Policia Rrugore arreston 3 shoferët! Një tjetër hetohet pasi aksidentoi këmbësorin (VIDEO)
14 Shkurt, 14:14
-
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Lezhë-Laç, plagosen dy persona, mes tyre një grua! Superstrada bllokohet për një orë nga trafiku (VIDEO)
8 Shkurt, 15:52
-
Makina del nga rruga Elbasan-Peqin dhe përfundon me rrota përpjetë në avllinë e shtëpisë, 2 të plagosur
8 Shkurt, 13:32
-
Tiranë/ Mungesa e patentës dhe kolaudimit të mjetit zbulon hajdutin e kërkuar, Rrugorja e arreston! (VIDEO)
4 Shkurt, 15:00
-
Po drejtonin makinën në gjendje të dehur, 4 të arrestuar në Korçë
2 Shkurt, 14:44
-
Durrës/ Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore në gjendje të dehur, arrestohet shoferi
2 Shkurt, 11:39
-
Tiranë/ Thyen arrestin shtëpiak, 39-vjeçari arrestohet përsëri për drejtim mjeti në gjendje të dehur! I ngrihen 2 akuza (VIDEO)
28 Janar, 14:19
-
'Kush vë shumë gjoba ikën!' Drejtori i policisë Proda detyra të reja për efektivët e Rrugores: S'dua sasi por cilësi, ndëshkoni vetëm të rrezikshmit
27 Janar, 13:37
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë, mos spekuloni! Situatë personale, nuk lidhet as me presionet dhe as me detyrën
19 Janar, 20:03
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar, 14:32