Ndërsa kontrollet për parandalimin e aksidenteve automobilistike vijojnë, në 24 orët e fundit policia rrugore ka pezulluar 94 leje drejtimi dhe janë arrestuar 6 shoferë.
70 prej patentave të pezulluara janë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, 20 për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, ndërsa 4 për qarkullimin në sens të kundërt.
Gjithashtu janë arrestuar 6 drejtues automjete, nga të cilët 4 për drejtim në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë fundjavës, do të intensifikohen kontrollet6 e policisë rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.