Gjatë dy ditëve të fundit në Rrugën e Arbrit janë pezulluar 30 patenta ndërsa janë ndëshkuar me gjobë 252 shoferë. 141 prej tyre janë konstatuar në shkelje të dyfishtë apo trefishtë. Policia njofton se monitorimi është kryer me makinën inteligjente dhe me radarë.
Si rezultat i monitorimit, gjatë dy ditëve të fundit, në rrugën e Arbrit janë konstatuar 11 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi 70 km /h, ku shpejtësia e lejuar është 40 km/h, pasi rruga është ende në ndërtim.
Këtyre drejtuesve u është pezulluar leja e drejtimit, nga 1 deri në 3 muaj, si dhe janë ndëshkuar edhe me masë administrative nga 7000 deri në 15000 lekë secili.
Po gjatë monitorimit në rrugën e Arbrit, janë konstatuar në shkelje për shpejtësi, rrip sigurimi e përdorim celulari, por edhe për parakalime të gabuara, 74 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masa të ndryshme administrative, sipas shkeljeve përkatëse.
Monitorimi ka vijuar edhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, ku janë evidentuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 19 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar edhe me masë administrative.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masa administrative, 178 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Nga këta 76 janë konstatuar në shkelje të dyfishtë, konkretisht për shpejtësi dhe përdorim celulari, 31 për shpejtësi dhe mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 34 në shkelje të trefishtë, mosvendosje të rripit të sigurimit, shpejtësi dhe përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit.
Kujtojmë se Rruga e Arbrit u hap më 29 nëntor. Kjo rrugë do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes Dibrës dhe kryeqytetit. Rruga kalon në gjashtë tunele, pesë prej të cilëve janë ndërtuar, ndërsa pritet të përfundojë tuneli i Murrizit. Rruga e Arbrit ka edhe dy ura, atë të Vashës dhe të fshatit Fshat, e cila është më e larta në Ballkan.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë, mos spekuloni! Situatë personale, nuk lidhet as me presionet dhe as me detyrën
19 Janar, 20:03
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar, 14:32
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet (EMRI)
15 Janar, 18:35
-
Durrës/ Po i jepte makinës i dehur dhe tentoi të korruptonte efektvin e rrugores, arestohet 59-vjeçari në zonën e Plepave (EMRI)
15 Janar, 11:46
-
Dy ditë e bllokuar nga bora, hapet 'Rruga e Arbrit'! Mjetet duhet të lëvizin me goma dimërore ose zinxhirë
14 Janar, 11:43
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
Të 'pagdhendur' në rrugë, Qibini për Report Tv: Shoferët s’kanë edukatë për rregullat e qarkullimit, pezullim patente për ata që tejkalojnë shpejtësinë
13 Janar, 16:20
-
As 'dendja' me gjoba nuk i edukoi! 2318 shoferë të rrezikshëm përsëritës në shkelje: Shpejt, me celularë në timon e pa rrip
13 Janar, 15:36
-
Të ‘pagdhendur’ në rrugë! Shoferët mbi gjysmë milioni gjoba në vit, shkeljet më të rënda të 2024-ës: Kryesojnë gjobat për shpejtësi, rrip sigurimi e celularë
11 Janar, 16:23
-
Menaxhimi i trafikut, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara
2 Janar, 15:49
-
Tiranë/ Drogë, përleshje, dhunë dhe aksidente në gjendje të dehur pas festës, 7 persona të arrestuar dhe 2 nën hetim
2 Janar, 14:06
Imqgjino te nisesh për udhëtim dhe të ecësh me 40....
PërgjigjuPolici ka kryer kondravajtje se qendron ne mes te rruges te nje korsie prandaj duhet gjobitur per pa aftesi ne zbatimin e rregullores qarkullimit
Përgjigju