Shpejtësia mbi normat e lejuara vijon të jetë shkelja më e përhapur në rrugët e qarkut të Shkodrës. Gjatë periudhës 30 korrik–6 gusht 2026, Policia Rrugore ka ndëshkuar 471 drejtues mjetesh për tejkalim të shpejtësisë, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara gjatë sezonit veror.
Monitorimi është kryer me dronë, radarë dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve.
Sipas Policisë, gjatë kësaj periudhe është arrestuar një drejtues mjeti dhe është proceduar penalisht një tjetër për veprat penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Gjithashtu është pezulluar një leje drejtimi.
Në total janë vendosur 1223 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Përveç 471 masave për shpejtësi, janë vendosur 72 masa për parakalime të gabuara, 329 për ndalim ose qëndrim të gabuar, 57 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 266 masa për shkelje të tjera.
Policia Rrugore bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Qytetarët ftohen gjithashtu të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.
-
Pershendetje Me vjen mir qe Poicia Rrugore ben perparsi dhe vendos gjoba personave qe thejne regulloren e kodit rrugor. Por problemi esht se ato gjoba nuk paguhen kurr se jan te aferm te personava e qe kane shkodren ne dore. Mund te paguhen vetem 10% mbase... Nuk ndodhe ne vendet e botes qe pas nje viti FALEN GOBAT vetem ne Shqiperi per fat te keq!!
Përgjigju -
Mos i falni maskarenjtë,sidomos këta që ecin me shpejtësi të madhe,ata që bëjnë parakalimr të gabuara,pijanecët,drogaxhinjtë dhe ata që ngasin makina pa patentë shoferi.Këta pisa kanë marrë jetë njerëzish të pafajshëm dhe kanë larë dhe lajnë çdo ditë rrugët e Shqipërisë me gjak njerzish.Ligji duhet të veprojë me rreptësinë më të madhe.Këta drejtues mjetesh janë sponsorat e vdekjes në rrugët e vëndit tonë.Jetojmë në vënde 30-40 herë më të mëdha se Shqipëria jonë e vogël dhe kaq shumë aksidente nuk bën vaki të ndodhin.Do ishte bër nami po të vdisnin njetëz çdo ditë;do ishin rrëzuar qeveritë…!!!Është e habitëshme që drejtuesi i mjetit shtyp njeriun në rrugë dhe nuk qëndron por largohet.Shkel rëndë rregulloren e qarkullimit rrugor,gjobitet dhe nuk e paguan gjobën pa e çarë kokën fare.Bota të dërgon gjobën me letër në shtëpi bashk me foton e makinës ku ke parkuar gabim apo shkelje tjetër duke të vënë në dijeni.Nqse e paguan bronda 14 ditëve paguan gjysmën e gjobës.Po nuk e paguave brënda këtij sfati,gjoba dyfishohet,po nuk e pagove përsëri të 3 fishohet.Nqse nuk e paguan as për të 3-tën herë shkon në gjyq dhe po nuk u paraqite as në gjyq,të marrin forcërisht duke të arrestuar dhe dënimi tani është me burg.Pra zbatimi i ligjit i ka ndërgjegjësuar njerzit që mos të bëjnë shaka me ligjin si aty,ndryshe nuk i dilet në shtete ne popullsi të madhe.Më vjen mirë që në kodin e ri rrugor ka masa deri në heqjen e lejes së drejtimit përgjithmonë.Kështu duhet të jetë sepse çdo ditë bëhen aksidente nga shoferë kriminelë.
Përgjigju











Komente
Komento