Shpenzimet,24 mln lekë më tepër
në 2015, pagat zëri më i madh

Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë të Shtetit ka rezultuar se shpënzimet për pagat zënë pjesën më të madhe të totalit të shpenzimeve që ka realizuar institucioni i SHISH, gjatë vitit buxhetor,duke qëndruar në nivelet e 62 për qind në 2013, 60 për qind në 2014 dhe 59 për qind në 2015.

Duke marrë parasysh rritjen e totalit të shpenzimeve përgjatë viteve, KLSH thotë se këto shpenzimeve shtesë nuk kanë qënë në drejtim të pagave të punonjësve, duke qënë se pasha specifike e këtij grupi përgjatë viteve ka ardhur në ulje.

Sipas tre audituesve të KLSH, një fakt i tillë vihet re edhe në qoftëse shihet vlera e këtij shpenzimi në nivelet 486 milionë lekë në 2013, 500 milion lekë në 2015 dhe 499.3 milion lekë në 2015.Pra rritja e totalit të buxhetit në vite nuk ka shkuar për fondin e pagave të njësisë publike, por është përdorur për kryerjen e shpenzimeve të tjera.

Nga auditimi u konstatua se Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ndjekin të njëjtën prirje si pagat,duke qëndruar në nivelet e 9-10 për qind të totalit të shpenzimeve.

Auditimi ka zbuluar se rritja e madhe e shpenzimeve është bërë kryesisht në kategorinë e “Mallrave dhe Shërbimeve” të ndryshëm.Shpenzimet në SHISH për vitin 2014 janë rritur me rreth 31 milion lekë, ndërkohë që për vitin 2015 trendi ka vijuar në rritje duke kapur vlerën e rreth 24 milion lekëve.

Mirëpo duke analizuar zërat e kësaj kategorie, në rritjen e saj kontribuan para të ardhura nga zëra të tretë, si qëramarja dhe shpenzimet operative.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet