Shpenzimet për ndërtimin e murit
Meksika paralajmëron SHBA

Shpenzimet për ndërtimin e murit<br />Meksika paralajmëron SHBA
Meksika ka paralajmëruar SHBA-në kundër vendosjes së një tatimi të njëanshëm për importet meksikane për të financuar ndërtimin e murit në kufi, duke thënë se do t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë.

Ministri i Jashtëm Luis Videgaray tha se qeveria mund të vendosë tarifa në të mirat e përzgjedhura nga SHBA që eksportohen nga Meksika.

Gjatë një interviste ministri i jashtëm u shpreh se Meksika beson në tregtinë e lirë por do të duhet të përgjigjet nëse SHBA përpiqet të ndërtojë një mur duke u vendosur  taksa importeve të produkteve mekskane.

“Meksika do të përballet me këtë realitet nuk do të mebtet thjesht një retorikë kërcënuese sepse ne kemi kuptuar që retorika të tillë nuk zgjasin shumë” u shpreh diplomati.

Më herët presidenti amerikan Donald Trump u zotua se ndërtimi i murit do të fillojë “së shpejti, madje para afatit të përcaktuar”.

Qeveria amerikane tha se do të pranojë propozimet e projektit që muajin e ardhshëm. Ndërkohë preisdneti Trump do të duhet të marrë aporovimin e Kongresit sa i përket shpenzimeve përpara se të nisë ndërtimi i murit me Meksikën që sipas tij synon të ndalojë hyrjen e emigrantëve ilegalë.

Ndërtimi i murit ka tensionuar marrdhëniet mes dy shteteve.

Pak kohë më parë presidenti Enrique Pena Nieto anuloi takimin me homologun Trump duke theksuar se Meksika nuk do të paguajë për murin.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë