Shpërbëhet koalicioni qeverisës, Gjermania në prag të zgjedhjeve të parakohshme

Shpërbëhet koalicioni qeverisës, Gjermania në prag të zgjedhjeve të parakohshme

Olaf Scholz

Në Gjermani, koalicioni qeverisës i Kancelarit Olaf Scholz u shpërbë sot pas shkarkimit të ministrit të financave dhe dorëheqjeve të tre ministrave të tjerë të mërkurën mbrëma nga radhët e partisë “Demokratët e Lirë”, një parti me orientim biznesi. Kancelari Scholz do të udhëheqë vendin me një qeveri pakice të social-demokratëve në koalicon me Partinë e Gjelbërt, ndërkohë që tha se do të kërkojë votëbesimin në parlament më 15 janar, gjë që mund të çojë në zgjedhje të parakohshme në muajin mars. Opozita gjermane e kundërshtoi një plan të tillë.

Kryeministri gjerman Olaf Scholz do të qeverisë me një qeveri të pakicës pas vendimit dramatik për të shkarkuar ministrin e financave Christian Lindner. Ai tha se Gjermanisë i duhet qartësi për rrugën e saj politike për të ardhmen.

“Shumë shpesh kompromiset e nevojshme ishin viktimë e përleshjeve teatrale dhe kërkesave të zhurmshme ideologjike. Shumë shpesh, Ministri Lindner bllokoi ligjet në forma të pakuptimta. Shumë shpesh ai u angazhua në taktika të ulta partiake. Shumë shpesh ai shkeli besimin tim. Ai u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja për buxhetin pasi kishim rënë dakord pas negociatave të gjata. Nuk ka bazë besimi për bashkëpunim të mëtejshëm. Puna e qeverisë është e pamundur në këtë formë”, deklaroi kancelari Scholz.

Kancelari Scholz tha se do ta paraqesë një mocionin për votë besim në parlamentin gjerman më 15 janar, në mënyrë që ligjvënësit të vendosin nëse Gjermania duhet të mbajë zgjedhje të parakohshme në fund të marsit. Zgjedhjet në Gjermani ishin të parashikuar të mbaheshin në shtator.

Ministri i shkarkuar Lindner e akuzoi kancelarin Scholz për qeverisje, siç tha ai, pa ambicje. Zoti Linder ka kundërshtuar rritjen e taksave, apo rritjen e borxhit publik të Gjermanisë.

“Olaf Scholz ka dështuar prej kohe të kuptojë nevojën për një ringjallje ekonomike në vendin tonë. Ai prej kohe nuk po u kushton rëndësi shqetësimet ekonomike të shtetasve tanë… Propozimet e tij janë boshe, pa ambicje dhe nuk i kontribuojnë tejkalimit të pengesave për rritjen ekonomike të vendit tonë”, deklaroi ai.

Pas shkarkimit të Ministrit Lindner, tre ministra të tjerë të partisë së tij dhanë dorëheqje nga qeveria, duke rrëzuar koalicionin qeverisës. Por të enjten në mëngjes, Ministri i Transportit Volker Wissing tërhoqi papritmas dorëheqjen, duke thënë se ka vendosur të qëndrojë në qeverinë e zotit Scholz dhe braktisi partinë e tij.

Ndërkohë drejtuesi i Bashkimit Demokristian, Friedrich Merz, partisë më të madhe opozitare të qendrës së djathtë, e kundërshtoi planin e kancelarit Scholz për të pritur deri në janar për votëbesimin e qeverisë së tij. Ai tha se koalicioni nuk e ka shumicën në parlamentin gjerman dhe bëri thirrje për një mocion në fillim të javës së ardhshme.

“Kemi një numër angazhimesh ndërkombëtare dhe vendimesh në Bashkimin Evropian për të cilat na duhet një qeveri që është e aftë të veprojë. Nuk mund të kemi një qeveri që nuk gëzon shumicën për disa muaj, pastaj një fushatë zgjedhore për disa muaj të tjerë dhe pastaj javë të tëra negociatash për koalicionin. Na duhet të nxitojmë”, tha ai.

Si pjesë të orientimit të tyre, social-demokratët e qendrës së majtë të Kancelarit Scholz dhe Partia e Gjelbërt , e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, propozojnë investime të mëdha shtetërore në ekonomi dhe kundërshtojnë propozimet e partisë Demokratët e Lirë për të shkurtuar programet e mirëqenies sociale./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK