Shpërblimet për festat, ja sa do
marrin pensionistët e familjet

Shpërblimet për festat, ja sa do<br />marrin pensionistët e familjet<br /><br>
Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociae, Ogerta Manastirliu njoftoi vendimin e qeverisë për shpërblimet e fundvitit, të quajtur paketa e solidaritetit. 

Manastirliu tha se qeveria ka vendosur të shpërblejë me nga 3 mijë lekë të reja pensionistët dhe 2 mijë lekë të reja familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe po ashtu një pako të posaçme për ushtarakët e për trupën e forcave të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, të cilat mundësuan përballimin e shembullor të përmbytjeve të fillimdhjetorit.

Qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 2 miliardë e 253 milionë lekë. "Kjo paketë konfirmon vëmendjen dhe përkujdesjen e qeverisë për ata të cilët kanë më shumë nevojë dhe vëmendje për kujdes nga shteti", u shpreh Manastirliu.  

Kategoritë që përfitojnë shpërblime:  

30 mijë lekë të vjetra

498 242 persona që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar dhe qyteti etj

132 530 persona që marrin pension sipas ligjit për pensionet e anëtareve të kooperativave bujqësore

981 persona që marrin trajtim të veçantë financiar që kanë punuar në miniera dhe nëntokë

11 876 persona që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi

3037 persona që marrin pension pleqërie 

2250 persona që trajtohen me shpërblim financiar si veteranë të LANÇ 

20 mijë lekë të vjetra 

79 370 përfitues që trajtohen me ndihmë ekonomike

67 mijë 311 përfitues persona me aftësi të kufizuara

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut