Policia i ka dhënë sot masën arrest me burg një ish-punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Himarë. Punonjësi i IKMT është identifikuar me inicialet M. N., 36 vjeç dhe ishte banues në Sarandë. 36-vjeçari është akuzuar për veprën shpërdorim detyre pasi gjatë muajit maj ka lejuar ndërtimin e disa objekteve të paligjshëm në Himarë.
36-vjeçari ka bashkëpunuar me tre shtetas të tjerë për këtë vepër penale, ku dy prej tyre të identifikuar si R. H. dhe E. Z., janë arrestuar me parë. Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Dh. B.
Njoftimi i Policisë:
Specialistet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin M. N., 36 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Himarë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit R. H. dhe E. Z. (të arrestuar më parë) dhe Dh. B. (i shpallur në kërkim), ish punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, gjatë muajit maj ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e bashkisë Himarë.