/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Beratit ka arrestuar 2 shtetas për vjedhje të energjisë elektrike dhe një punonjës të Operatorit të Sistemit Shpërndarës të Energjisë Elektrike për Shpërdorim Detyre.
Sipas Policisë së qytetit të gurtë mësohet se të arrestuar janë Myhedar Agalliu,, 54 vjeç, banues në Berat, me detyrë lexues i matësave të energjisë elektrike dhe elektriçist pranë OSHEE. Eris Jaho, 33 vjeç, banues në Berat, si dhe Albert Merkaj, 54 vjeç, banues në  Berat,
Arrestimi i shtetasit Myhedar Agalliu, u bë pasi ka konsumuar elementët e veprës penale "Shërdorimi i detyrës" . Ndërsa arrestimi i shtetasve Eris Jaho dhe Albert Merkaj u bë pasi në bizneset e tyre është konstatuar ndërhyrje e paligjshme në aparatin matës të energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Shpërdorim detyre", në ngarkim të shtetasit Myhedar Agalliu, për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike apo e imbulseve telefoinike" në ngarkim të shtetasve Eris Jaho dhe Albert Merkaju