Shpërndahen 242 banesa sociale
 Veliaj: Basha la 30 mln $ borxh

Shpërndahen 242 banesa sociale<br /> Veliaj: Basha la 30 mln $ borxh
TIRANE - Kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka publikuar në mbledhjen e parë të këshillit faturën 30 milion dollarë të borxhit që sipas tij i ka lënë si testament në sirtar Lulzim Basha.

“Borxhi aktual është 30 milionë dollarë, fatura të prera dhe të papaguara. Sa 70% e buxhetit faktik. Pse kryetari i bashkisë si la një borxh prej 28 milionë euro? Një kompani pastrimi më tha që ne nuk e bëjmë mirë pastrimin por kemi 8 muaj që nuk kemi marrë paratë. Kam marrë overdraft për të paguar tatimet. Pastrimi, 4.5 milionë dollarë borxh. 23 milionë dollarë janë në projekte investime publike. Investimet kanë përfunduar por dorëzimi nuk është bërë pasi nuk janë paguar lekët. Është borxh rekord, ju ftoj të krijoni sot komision hetimor. Si do t’i them një prindi që do çojë fëmijën në kopesht, që do të vijë kontraktori që të marrë kopshtin dhe se kemi të garantuar që do e mbash? Ky buxhet është katrahurë, është ekzaktësisht buxheti i Lul Bashës, na ka zhytur në borxhe.”, tha Veliaj.

Ky borxh sipas kryetarit e ka vënë në vështirësi bashkinë për të menaxhuar buxhetin.

"Pavarësisht debateve politike qyteti ku jetojmë është shumë keq. Na ndihmoni ta fitojmë këtë luftë, pa na penguar. Kjo agora mos të jetë një imitim i shëmtuar i parlamentit. Ky orizi i buxhetit është plot me kokrra të zeza, i qërojmë bashkë, por jo tani, të bëjmë një analizë të qetë ne shtator kur te kthehen te gjithe nga pushimet. Të flasim hapur, erdha këtu të gjithë drejtorët ishin me pushime, tani më thoni çfarë mund të bëhet në 10 ditë. Me aq kushte modeste sa kam pasur për të punuar kemi bërë diçka dhe disa gjëra i kemi lëvizur për mirë besoj", - tha Veliaj.

Debate të forta në këshill solli diskutimi i taksave të reja dhe diferencimi i taksimit mes qytetit dhe fshatit.

Megjithë sherret e debatet e forta të majtët dhe të djathtët e parlamentit të Tiranës u bashkuan në një pikë ate te shperndarjes e banesave sociale: 242 familje ne nevoje me ne fund do te kene ne dore celesat e banesave sociale te bllokuara prej 4 vitesh ne Bashkine e Tiranes.

“Historia e banesave sociale është një histori që e dinë shumë mirë banorët, sot ka ardhur dita t'i japim fund kësaj historie. Banesat sociale u investuan nga dy administrate, kishin 4 vite kohë t’i shpërndanin kolegët paraardhës, kjo nuk ndodhi. Edhe kolegët që garuan me mua në fushatë kishin të njëjtin angazhim. Ndoshta për turpin tonë që u desh katër vjet për të ardhur tek ky vendim, më mirë vonë se kurrë dhe sot i japim fund kësaj çudie. Vetëm në një javë që po punohet me aplikantët janë shtuar edhe 40 familje që i plotësonin kriteret dhe në mënyrë të pashpjegueshme ishin jashtë listës. Janë dhe 140 apartamente të tjera të cilat do t’i procesojmë dhe do t’i paraqesim në këshill për vendimmarrje. Kemi larguar 8 aplikues që nuk i plotësonin kushtet. 242 familje kemi sot që sa më shpejt të merret ky vendim aq më shpejt do të marrin banesat”, - u shpreh Veliaj.

"Jam krenar për këtë arritje madhështore. Të gjithë ata njerëz që janë në nevojë, që kanë nevojë mbi të gjithë për solidaritet social, sot me padurim presin ngritjen e këtyre kartonëve në këtë sallë", tha kreu i keshilltareve te djathte Leonard Olli.

Miratimi i shperndarjes se banesave sociale ishte i vetmi moment qe u percoll me duartrokitje nga keshilltaret.

Sakaq, buxheti i miratuar siguron balancën e nevojshme midis të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe vazhdimësinë e financimit të shpenzimeve administrative e operative, të kontratave të shërbimeve e investimeve si dhe çdo angazhimi tjetër të ndërmarrë nga njësitë vendore që janë shkrirë në territorin e ri të Bashkisë së Tiranës. Sipas të dhënave dhe akt-rakordimeve të marra nga Dega e Thesarit Tiranë, fondet e mbartura nga Komunat dhe Njësitë Bashkiake për vitin 2015 (nga sektori i të ardhurave dhe shpenzimeve) janë në shumën 922,974,211 lekë. 

Në mbledhjen e parë të këshillit të ri bashkiak në këtë mes gushti palët votuan unanimisht edhe fondin për ndihmën ekonomike që ishte bllokuar për shkak të riorganizimit të pushtetit lokal. Keshiltlaret miratuan gjithashtu dhenien e ndihmes prej 10 mijë euro Komunës së Tetovës në shenjë solidarizimi për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Ora 12:25 Miratohet shpërndarja e banesave sociale
 
Ora 13:45 Miratohen rrogat e reja për punonjësit, vetëm me votat e mazhorancës
Vendimi për ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të Njësive Administrative të Tiranës është kaluar nga Këshilli i Bashkisë së Tiranës vetëm me votat e mazhorancës. Anëtarët e djathtë shprehën qëndrimin e tyre krysisht për pagat e administratorëve të njësve bashkiake, të cilat sipas tyre trefishohen ndërsa kompetencat ulen.Veliaj e ka justifikuar nivelin e pagave me arsyetimin e konkurrencës, pasi siç theksoi ai vetëm kështu mund të afrojnë njerëz të mire.

keshilltaret bashkiake
 
Ora 13:39 Veliaj: Duhet të jemi kompetitivë, pagat në varësi të banorëve
“Duhet të kuptoni që mundohemi që në shtet të jemi kompetitivë sa mund të na lejojë buxheti për të tërhequr njerëz të mirë. Niveli i pagave pasqyron të njëjtin nivel që kemi edhe në nivele të tjera të qeverisjes. Është përdorur e njëjta logjikë siç ka qenë për kryetarët e komunave, në varësi të banorëve paguhen edhe administratorët”, u shpreh Veliaj.

keshilltaret bashkiake

Ora 13:30 Spaho: Po trefishoni rrogat e administratorëve, duke iu ulur kompetencat
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Mateo Spaho ka qenë kundër rritjes së pagave për administratorët e rinj të Bashkisë së re të Tiranës.
“Po përcaktojmë super rroga për administratorët e rinj. Ata kanë 1/3 e kompetencave dhe po marrin 3-fishin e rrogave në krahasim me kryekomunarët apo krerët e mëparshëm të njësive bashkiake. Pra po u ulni kompetencat dhe po u rrisni pagat.”- u shpreh Mateo Spaho.

Ora 13:25 Miratohen ndryshimet për taksat dhe tarifat
Këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar ligjin Për “Disa Shtesa dhe ndryshime në VKB Nr.3 Datë 05.02.2007 “Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në Qytetin e Tiranës”, (i ndryshuar).

Ora 12:53 Veliaj: Buxheti çështje emergjente, e rishikojmë në shtator
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka cilësuar çështje emergjence miratimin e ndryshimeve në buxhet duke thënë se këshilltarët nuk kanë kohën e nevojshme për të diskutuar. Veliaj tha se buxheti mund të rishikohet sërish në shtator pas pushimeve pasi në 10 ditë nuk mund të bëhej më shumë.
 
Veliaj: Ne na duhet të procedojmë se bëhet fjalë për situatë emergjence. Secila prej tyre ha një ditë debat, ne rrezikojmë eficencën për hir të disa gjërave që nuk kanë ndonjë barrë të madhe në buxhet. Nëse do hapnim debat hartimi i buxhetit do na kapte në nëntor. Unë besoj që më miri t’i përgjigjemi shpejt kësaj nevoje emergjente për të zhbllokuar gjërat e mëdha, dhe pastaj marrim kohën e duhur që në fund të vitit ne të diskutojmë dhe të kemi një buxhet dhe paketë fiskale model.

A ja vlen që të bllokohet ky proces për dy qenë dhe mace? Unë them që jo. Por për tu siguruar që edhe dikush që e ka paguar në fillim të vitit, me këtë i bie të gjithë të thonë më rimburso të gjitha këto gjëra që t’i i vlerësove të padrejta. T’i mbledhim këto vërejtje dhe në fund të vitit të bëjmë një buxhet serioz dhe paketë fiskale serioze, do e diskutojmë menjëherë në shtator pas pushimeve. Pavarësisht debateve politike qyteti ku jetojmë është shumë keq. Na ndihmoni ta fitojmë këtë luftë, pa na penguar. Kjo agora mos të jetë një imitim i shëmtuar i parlamentit. Ky orizi i buxhetit është plot me kokrra të zeza, i qërojmë bashkë, por jo tani, të bëjmë një analizë të qetë. Të flasim hapur, erdha këtu të gjithë drejtorët ishin me pushime, tani më thoni çfarë mund të bëhet në 10 ditë. Me aq kushte modeste sa kam pasur për të punuar kemi bërë diçka dhe disa gjëra i kemi lëvizur për mirë besoj.


12:20 Taksat dhe tarifat, Reila Bozdo: Ka probleme ligjore
Këshilltarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo kundërshtoi propozimin për vendosjen e nivelit të taksave dhe tarifave duke thënë se nuk “ka gjëra që nuk shkojnë”.

Bozdo: Kam përshtypjen që ju nuk e kemi kuptuar qëndrimin tonë. Brenda materialit ka gjëra që nuk shkojnë dhe ju po na kërkoni që t’i legjetimojmë. Ju ende nuk kemi kuptuar dashmirësinë dhe qytetarinë tonë për t’iu ndihmuar. Unë vij këtu si eksperte që dikush të më thotë ulu me këmbë në tokë. Nuk mund të më thuash mua ulu me këmbë në tokë. Shikojeni se ka gjëra që nuk shkojnë ligjërisht.

keshilltaret bashkiake
 
Kraja: Këshilltari i PD-së, Adil Kraja kundërshtoi diferencimin e qytetarëve për pagesën e taksave duke thënë se të gjithë qytetarët e Bashkisë së Tiranës duhet të jenë të barabartë. Përveç kësaj, Kraja tha se bashkia ka në listë dhe një taksë për “qentë e luksit” në Farkë.
“Tarifë për mbajtjen e qenëve të luksit? A ka pasur një arsyetim juridik. Kush është përkufizimi i qeneve të luksit? Ku është inventarizimi i qeneve të luksit? Ky është një argument antikushtetues. Ajo që po votoni ju duke vendosur taksa Po krijoni një juridiksion fiskal me diferencime. Na paraqiten taksa të diferencuara. A ka të drejtë njësia administrative që të ketë taksa të diferencuara. Informacion mbi bazën ligjore që a kanë të drejt njësitë administrative të vendosi taksë mbi qentë e luksit. Një qytetar në bllok është i barabartë me çdo qytetar të Bashkisë së Tiranës. Në qoftë se e miratoni do të jepni llogari pse nuk mblidhni taksën e qenit të luksit”, tha Kraja.


 
Veliaj: Kjo taksa e qenit të luksit është një taksë e Bardh Plaku të komunës Farkë. E ka vënë për banorë si këtij banorit Shkëlzen Berisha. Ai ka paguar taksë për tre qen tek Bardh Plakut. Lërini karagozlliqet. E kanë vënë udhëheqësit legjendarë të partisë tuaj. Po filloj t’i jap pak të drejtë Bardh Plakut por taksa po tingëllojë. Është heqja e taksës së leshit. Që dikush e paguante se qethte delet në bahçen e tij. Nëse do të sjellësh në këshill bashkiak histori të tilla unë i mirëpres se u bëjnë qesharak më shumë se sa në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Rrokaj: Nuk do ta kthejmë këtë këshill bashkiak në qen dhe lesh

Ora 12:15 Velaij: Ju thoni që ija me qese me domate dhe Krraba ku ha pula gurë të paguajnë taksa njësoj sa Tirana?!
Kryebashkiaku Erion Veliaj i dha përgjigje pretendimeve të këshilltarëve të opozitës në lidhje me taksat e diferencuara në ish-komunat që i janë bashkuar Tiranës. Ai tha  se është paradoksal fakti që t’i kërkohet banorëve të këtyre komunave të paguajnë njësoj sa Tiranë, kur bashkia e vjetër, - theksoi ai, - nuk ka mundur të mbledhë dot as taksat e lojërave të fatit, të parkimit e të tregjeve.
 
“Taksa e tabelës është realizuar vetëm 46 %. Cfarë thoni ju paguaj sa në Tiranë, kurse në Tiranë kompanive kryesore që reklamojnë, kompani celulare, banke, industri që kanë para për marketingun nuk e mbledhin dot, vetëm 46 %?
 
Taksa e lojërave të fatit është mbledhur vetëm 2 %. Industria e vesit që duhet të taksohet e të mbledhë më shumë të ardhura është mbledhur 2 %. Të bëhemi seriozë.
 
39 % mbledhim taksën e tregjeve, të gjithë shesin në rrugë bashkia mbledh vetëm 39 %. Ne i themi Zallbastarit paguaj sa në Tirana
 
Të ardhurat nga tarifat e parkimit janë mbledhur vetëm 5 %. Sikur vetëm tabelën që rezervon parkimin të mblidhnim do kishim disa dollarë në arkë. Njerëzit janë gati të paguajnë, po pse me dhunë kur vë ai arkën e garuzhden e të thotë më jep lekët se të gërvisht makinën, këto para duhet t’i mbledhë bashkia.
 
Po nuk mblodhe taksën e lojërave të fatit çfarë t’i kërkojmë asaj ijes me qese me domate?! Nuk ka sens të paguajnë njësoj, ju ftoj të uleni me këmbë në tokë. Unë e kuptoj që do bëjmë beteja politike, por mos të jemi qesharak.
 
Keni qenë ndonjëherë në Krrabë, e keni parë ne televizor besoj, tje ha pula gurë ju i thoni të paguajnë njësoj sa në Tiranë”
, tha Veliaj.

Ora 12:13 Këshilltarët e djathtë: Sistemi i taksave dhe tarifave vendore i deferencuar
Këshilltarët e djathtë shprehën qëndrimin e tyre se sistemi i taksave dhe tarifave në Tiranë nuk duhet të miratohet.  Ata kërkuan që qytetarët e ish-komunave që i janë bashkuar Bashkisë së madhe të kryeqytetit të mos paguajnë taksa të diferencuara, por të njëjta me ato që paguan një qytetar dhe biznes i Tiranës.
 
“Sot për qytetarët e Tiranës në Farkë, Bërzhitë etj, kemi taksa me nivele të ndryshme për po të njëjtin shërbim. Nuk duhet të paguajnë tarifa të diferencuara. Ky aktvendim duhet ndryshuar. Ne propozojmë që në këto territore që i janë bashkuar bashkisë Tiranë të vendoset ato tarifa që janë sot të ligjshme brenda bashkisë Tiranë. Nëse do ta aprovojmë do të ishim dhe ne bashkëfajtor”, u shprehën një nga këshilltarët e djathtë.
 
Ata folën edhe për një taksë shtesë që është vendosur ndaj biznesit në komunën Dajt ashtu sikundër dhe taksë mbi gjuetinë jashtë kritereve ligjore, por këshilltarët e majtë sqaruan se kjo taksë është ndryshuar në projektvendim gjatë mbledhjes së komisionit të mbledhur gjatë së mërkurës. 

Ora 12:10 Miratohen ndryshimet në buxhet
Këshilltarët e Bashkisë së Tiranës kanë miratuar ndryshimet në buxhet që i përshtaten reformës territoriale. Këshilltarët e PD-së votuan kundër.

Me shumicë votash u miratua vendim; Për “Një shtesë dhe ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës nr.28, datë 23.12.2014, “Për miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2015-2017 dhe detajimin e Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2015”(i ndryshuar), në zbatim të reformës së re administrative territoriale.

Ora 11:50 Veliaj: Basha ka lënë një borxh prej 30 mln $
Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ka deklaruar gjatë mbledhjes së këshillit se ish-kreybashkiaku Basha ka lënë detyrën me një borxh prej 30 milionë dollarë. Veliaj tha se ky borxh është kryesisht me fatura të papaguara.

“Borxhi aktual është 30 milionë dollarë, fatura të prera dhe të papaguara. Sa 70% e buxhetit faktik. Pse kryetari i bashkisë si la një borxh prej 28 milionë euro? Një kompani pastrimi më tha që ne nuk e bëjmë mirë pastrimin por kemi 8 muaj që nuk kemi marrë paratë. Kam marrë overdraft për të paguar tatimet. Pastrimi, 4.5 milionë dollarë borxh. 23 milionë dollarë janë në projekte investime publike. Investimet kanë përfunduar por dorëzimi nuk është bërë pasi nuk janë paguar lekët. Është borxh rekord, ju ftoj të krijoni sot komision hetimor. Si do t’i them një prindi që do çojë fëmijën në kopesht, që do të vijë kontraktori që të marrë kopshtin dhe se kemi të garantuar që do e mbash? Ky buxhet është katrahurë, është ekzaktësisht buxheti i Lul Bashës, na ka zhytur në borxhe.”, tha Veliaj.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë