Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Elbasanit.Si rezultat i operacionit të koduar "Weekend" policia ka vënë në pranga  3 persona si poseduesit e lëndës narkotike.Nga operacioni u sekuestruan 1kg e 800gr kanabis, 2gr heroinë si dhe tre celularë dhe 30.000 lekë  (të  reja)

droga elbasan

U arrestuan Abdyl  Uruçi 47 vjeç  R.A 17 vjeç shpërndarësi i lëndës narkotike dhe Gëzim   Daka 23 vjeç të tre nga Elbasani , në  cilësinë  e   provës  materiale:
1-  Një  kg  e  800gr   lëndë  narkotike 
2-  Pesë  gr  Heroinë
3-  Një   peshore  elektronike
4-  Tre  Telefona   celularë
5-  30.000  Lekë  (të reja)

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Prodhimi  dhe  shitja  e  narkotikëve” 

droga elbasan