VIDEO/Shpërndanin drogë, në pranga 4 persona në plazhin e Gjipesë mes të arrestuarve një grua! Në çadrat e fjetjes i zbulojnë 600 doza drogë, armë dhe radiomarrëse policie

Katër persona, mes të cilëve dhe një grua, u arrestuan nga policia e Himarës, pasi shpërndanin lëndë narkotike për turistët në plazhin e Gjipesë.

Erlind Gjini, Mariglen Dhimogjini, Geri Beka dhe Mikela Zenunaj funksiononin në formën e një grupi kriminal, informoi sot policia e Vlorës.

Ata ishin sistemuar në plazhin e Gjipesë në një kamp me çadra ku ndër të tjera u gjetën dhe 600 doza lëndë narkotike të cilën e mbanin në kavanoza qelqi dhe çantë si dhe radio marrëse-dhënëse si të policisë.

"Të katër shtetasit e vënë në pranga, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike tek pushuesit dhe turistët, që frekuentonin gjirin e Gjipesë" informoi policia e Vlorës përmes një njoftimi për median.

Të arrestuar janë
Erlind Gjini, 37 vjec, banues në Fier
Mariglen Dhimogjini, 41 vjec,  banues në Vuno,
Geri Beka, 28 vjec, banues në Tiranë
Mikela Zenunaj, 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të çadrave të fjetjes së shtetasve të mësipërm, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri gjysëm automatike me një krehër, 256 fishekë luftarakë, 3 kavanoza qelqi dhe 4 qese plastike me rreth 600 doza lëndë narkotike, 2 peshore elektronike, radio marrëse-dhënëse si të policisë, thikë, 2 aparate celular dhe një automjet të llojit fuoristradë të markës “Toyota”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Operacioni antidrogë u kodua “Gjipeja”.

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja