Shpërndanin drogë në zonën e ish-parkut në Tiranë, shkon në 13 numri i të arrestuarve! Kapet në Dhërmi 21-vjeçari i shpallur në kërkim! Sot masa e sigurisë

Ka shkuar në 13 numri i personave të arrestuar nën akuzën e shpërndarjes së drogës në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. 21-vjeçari me inicialet R.D., u kap në Dhërmi, ndërsa u shpall në kërkim një ditë më parë, pas finalizimit të operacionit të koduar "Parku".

Një ditë më parë, policia arrestoi 12 persona, ndërsa shpalli në kërkim 6 të tjerë.

Këta persona shpërndanin drogë në rrugët “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ndërsa ishin qytetarët ata që i denoncuan në polici, ndërsa hetimet nga Komisariati nr.2 në Tiranë zgjatën më shumë se një vit.

Ndërkohë, 12 personat e arrestuar një ditë më parë janë paraqitur sot para Gjykatës, ku do t'i caktohet masa e sigurisë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm