Pesë persona janë arrestuar në Tiranë nga një kontroll blic i policisë për posedim dhe shpërndarje të drogave të forta si heroinë. Në prangat e policisë kanë rënë Fation Kalemaj, 36 vjeç, Artil Shalari, 40 vjeç, banues në Tiranë, Zymer Jerina, 37 vjeç banues në Tiranë, si dhe Enzo Meçi, 25 vjeç, banues në Tiranë e Ilir Kadumi, 35 vjeç.
Të arrestuarve u janë gjetur doza heroine dhe kanabisi, të cilat i shpërndanin në zona të ndryshme të kryeqytetit. Nga ky operacion është ndaluar edhe një person tjetër i cili do procedohen në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
Kontrolle të shumta në zona të ndryshme të Kryeqytetit nga Specialistët kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.
Konstatohen raste të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike.
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, 1 tjetër procedohet në gjendje të lirë, si dhe sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa dhe heroinë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ditën e djeshme kanë ushtruar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku gjatë kontrolleve të ushtruara kanë arrestuar në kushtet e flagrancës:
Fation Kalemaj, 36 vjeç, banues në Vlorë (pasi tek Dogana gjatë kontrollit fizik të ushtruar i’u gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, 5 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa dhe 2 celularë).
Artil Shalari, 40 vjeç banues në Tiranë dhe Zymer Jerina, 37 vjeç banues në Tiranë si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. Sh., 40 vjeç (pasi në Yzberisht në një lokal gjatë kontrollit fizik të ushtruar A. Sh., ju gjetën dhe bllokuan 3.2 gramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë dhe në banesën e O. Sh., iu gjetën e bllokuan 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa)
Enzo Meçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ilir Kadumi, 35 vjeç, banues në Tiranë (pasi në rrugën ‘Bardhyl’, pranë kryqëzimit me rrugën “Hoxha Tahsim”, gjatë kontrollit të mjetit të shtetasit I. K., tip ‘BMV’ dhe pasagjer shtetasin E. M., ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale disa qese farmaceutike me 85 doza lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa).
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës në ngarkim të arrestuarve për veprën penale ‘prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’.