Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi shisnin drogë me doza në zona të ndryshme. Në pranga kanë rënë dhe Arben Alili, 58 vjeç dhe Vesjan Veliraj, 27 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e Alilit, në lagjen “1 Maji”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 90 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 1 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar Alili bashkëpunonte me Velirajn, për shpërndarjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, në zona të ndryshme të Vlorës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.