Shpërndanin kokainë dhe kanabis nëpër lokale nate në Dhërmi, në pranga 3 të rinj! Një prej tyre 'gazetar' (EMRAT)

DHËRMI- Tre të rinjtë, Ermand Hoxha 30 vjeç, Xhoi Bare 27 vjeç dhe Kedi Hoxha 19 vjeç kanë rënë në pranga pasi shpërndanin kokainë dhe kanabis nëpër ambientet festive të Dhërmiut.

Nga ky operacion janë sekuestruar rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë.

Burime bëjnë me dije se Xhoi Bare është menaxher i ish-banores së "Big Brother Albania 2", Efi Dhedhes. Gjatë qëndrimit të Efit në Big Brother, Xhoi Bare dilte në intervista televizive dhe si menaxheri i saj.

Po ashtu ai i menaxhonte dhe Instagramin, Efit gjatë qëndrimit në BBV dhe siç e shihni në fotot e mëposhtme ai ka qenë bashkë me të edhe në pushimet që Efi bëri në Tailandë. Gjithashtu, Xhoi Bare ka qenë dhe gazetar i emisionit "Why Not" i Roza Latit në Ora News ku bënte personazhin e "jashtëtokësorit".

Fenomeni i shitjes së drogës në Dhërmi në clubet e natës ka qenë i shpeshtë. Vetëm pak ditë më parë, dy anglezë Stephen Richards dhe Richards Deacon kanë rënë në pranga ndërsa bashkëpunëtori i tyre po prapë anglez është shpallur në kërkim pasi shisnin kokainë dhe ekstazi në Dhërmi e Himarë.

Anglezët e shpërndanin drogën në lokale nate dhe aktivitete të tjera në bregdet, çka bëri që policia e Vlorës t’i kontrollonte. Gjatë kontrollit, anglezëve iu gjetën 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike. Dy anglezët kishin përftuar dhe shifra të majme. Atyre iu sekuestruan  3 260 000 lekë, 12 110 euro dhe 2 060 paund.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • josif: 07/06/2023 12:39

    kjo eshte ...dalin edhe ne televisior kta pedera..pse jo vipat e rrylit...mjere shqipet e femijet duhet te kalben ...po dalin shume shpejt besoj ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez