Prej tre ditësh efektivët e policisë po përballen me kaosin dhe dhunën e shkaktuar nga protestuesit në kryeqytet.
E ndërsa sulmet në rrugët e Tiranës vijojnë një moment i ndjerë është filmuar kur një grua dhe një fëmijë i vogël i çojnë ushqim familjarit të tyre në krye të detyrës.
Pasi bisedojnë për pak çaste të tre në pamje shihet edhe momenti kur fëmija i vogël e përqafon, të atin e veshur me uniformën e Policisë.
Kryeministri Edi Rama e ka shpërndarë këtë video edhe në rrjetet sociale dhe e ka shoqëruar vetëm me një fjalë 'Respekte.









