Shpërndanin kokainë e kanabis në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen dy të tjerë

Shpërndanin kokainë e kanabis në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen dy të tjerë

Kokaina e kapur

Policia e Tiranës ka finalizuar dy operacione  ku në pranga kanë rënë tre persona të cilët shpërndanin kokainë si dhe një të ri tjetër i cili është kapur me kanabis.

Në operacionin e koduar  'Orët e Vona'  që u krye në rrugën “Sulejman Delvina” në një  lokal 'Bar kafe' në pranga kanë rënë: A.B, 31-vjeç, A.K 23-vjeç, E.M 26-vjeç, si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A.D 26-vjeç.

Në këtë lokal persona të ndryshëm e frekuentonin duke pirë e shpërndarë  lëndë narkotike. Nga kontrolli i kryer nga  punonjësit e policisë, në ambjentet e lokalit të cilin e kishte me qera dhe menaxhonte 31-vjeçari, A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi  12 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë.

Në momentin e kontrollit  nga Policia  në lokal ndodheshin personat  A. B., A. K., E. M. dhe A. D, të cilët janë shoqëruar dhe  në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi  në flagrancë i personave E.M, A.K, A.B,   u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D, si dhe u  sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 12 doza kokainë.

Ndërkohë në një tjetër operacion Policia e Shetit ka vënë në pranga një 21-vjeçarin me iniciale R.T si dhe ka proceduar në gjendje të lirë L.B.  21-vjeçarit  ju sekuestruan edhe një shumë lekësh të dyshuara si të përfituara nga shtija e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike.

Finalizohet një tjetër operacion policor antidrogë i koduar “ORËT E VONA”

Goditen dy raste, një për shpërndarje të kokainës dhe një për  shpërndarje të kanabisit.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me forcën e posaçme  "Shigjetat", ku gjatë operacionit u vunë në pranga  4 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë.

Struktutrat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në zbatim të Planit të Masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për "Kapjen e personave të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkoitkëve dhe në të gjitha fushat ku ajo shfaqet,  si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent e profil kriminal", kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar  “ORËT E VONA”, ku u arrestuan në flagrancë  shtetasit:

• A.B., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge” . •  A.K., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal për lëndë narkotike, vjedhje, krime kundër personit dhe për armbajtje pa leje. •  E.M., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve.• Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi  A.D., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallzim Krimi”.

Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë në Tiranë në këto rrethana:

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë marrë informacione në rrugë operative se në rrugën “Sulejman Delvina” në një  lokal 'Bar kafe',  persona të ndryshëm e frekuentonin duke pirë e shpërndarë  lëndë narkotike. 

Nga kontrolli i kryer nga e punonjësve të policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në ambjentet e lokalit të cilin e kishte me qera dhe menaxhonte shtetasi A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi  12 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë.

Në momentin e kontrollit  nga Policia  në lokal ndodheshin  shtetasit  A. B., A. K., E. M. dhe A. D, të cilët janë shoqëruar në DVP Tiranë dhe  në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi  në flagrancë i shtetasve E.M, A.K, A.B,   u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D, si dhe u  sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

12 doza kokainë,

 4 aparate celular dhe  1 automjet.

 ----

Gjithashtu gjatë operacionit  nga ana e shërbimeve ”Shigjeta” të DVP Tiranë, është kapur në flagrancë në Laprakë  shtetasi L. B, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar  në trup i është gjetur një sasi lënde narkotike  “Cannabis Sativa “.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve  u bë e mundur identifikimi i personit  i cili ja ka shitur këtë sasi lënde narkotike shtetasit L.B.,  që është shtetasi R. T. 21 vjec,  lindur në Tiranë , i   dënuar më parë për “Vjedhje ” .

Shtetasi R.T, në momentin e shoqërimit  për në ambjentet e DVP Tiranë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë  duke i detyruar këta të fundit të bëjnë shoqërimin forcërisht të tij.

Në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.T, për veprën penale ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve”  dhe “ Mosbindja ndaj  urdhërit të punojësit të policisë të rendit publik “. Këtij shtetasi  ju sekuestruan edhe një shumë lekësh të dyshuara si të përfituara nga shtija e lëndës narkotike.

Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë  ndaj shtetasit L.B, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet  në ngarkim të shtetasëve të mësipërm   do ti  kalojnë Prokurorisë   së  Rrethit Gjyqësor Tiranë  për  veprime të mëtejshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë