KORÇË- Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë pasi u kapën në flagrancë në automjetin e tyre me doza kokaine gati për shitje. Bëhet fjalë për 24-vjeçaren Aleksandra Fejzo dhe 28-vjeçaren Klajdi Fezolli.

Droga u gjet pas një kontrolli nga policia e Korçës në automjet, Klajdi Fezolli drejtonte mjetin pa patentë. Pas kontrollit, u zbuluan edhe dozat e kokainës.

Policia ka sekuestruar një automjet që drejtohej pa leje drejtimi, nga njëri prej të arrestuarve që përdorej për shpërndarjen e dozave, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.